Numërimi kompjuterik dekonspiron deputetin Basha/ Në sallë 156 persona, në kuti 257 vota

Numërimi kompjuterik dekonspiron deputetin Basha/ Në sallë 156 persona, në kuti 257 vota

21:08, 12/12/2021
A+ Aa A-

Zyra e shtypit e deputetit Lulzim Basha njoftoi se në mbledhjen e pretenduar të Këshillit Kombëtar kishin marrë pjesë 291 anëtarë dhe votuan 257 prej tyre. 

SYRI ka denoncuar në çdo moment këtë mbledhje farsë të deputetit në fjalë, ku rezulton se të pranishëm nuk kanë qenë as 1/3 e trupës përbërëse të këtij forumi. 

Ata që deputetit Basha i paraqet si anëtarë të KK, janë në fakt punonjës të godinës dhe pjesa tjetër një grusht mbështetës të ish-kryetarit të PD. 

Në këtë proces verifikimi që ka ndërmarrë SYRI dhe me qëllim bërjen transparente të asaj që po ndodh në PD, zbulohet edhe mashtrimi i madh i deputetit Basha. 

SYRI përdori një program kompjuterik për të evidentuar prezencën në sallën e Këshillit Kombëtar. 

Nga numërimi elektronik rezulton se të pranishëm në mbledhje kanë qenë vetëm 156 persona, siç mund ta shihni edhe në foton më poshtë. Ndërsa në kutitë e votimit u gjetën 257 vota. Manipulimi është plot me 101 vota më shumë të cilat nuk figurojnë në sallë. 

Image

Ç'ka flet qartë se jo vetëm që kuorumi nuk është arritur, por që ka dështuar çdo përpjekje e deputetit Basha për ta mbushur sallën me njerëz të tjerë. 

Shkarkimi i djeshëm me votat e 4446 delegatëve të Kuvendit Kombëtar ka bërë që Lulzim Basha të mos ketë më asnjë funksion në PD, përveç mandatit të deputetit. 

Ndaj dhe me hyrjen në fuqi të statutit të ri çdo veprim apo dhe vendim, qoftë edhe i tentuar nga deputeti Basha, është i paligjshëm dhe nul. 

Drejtimi i PD-së me vendim të Kuvendit Kombëtar i ka kaluar Komisionit të Rithemelimit me 29 anëtarë të cilët do të përgatitin infrastrukturën e nevojshme për zgjedhjet e reja për kryetar partie deri në 22 mars 2022. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mandi ramaj13/12/2021 10:19

Syri mos genje karrige jane 13 vertikal e 13 horizontal bejne 167 dhe nja 30 ishin ne kembe, thuaj 200. 200 persona bejne rreth 40% e këshillit prej 480 personash. Gjithsesi une nuk e dija qe shoferi i Bashës dhe Sanitaret e pd ish dhe ne keshill!!Parti vertete e hapur.

DEMOKRATI I BAZES12/12/2021 22:01

LULUSHI PRETENDON TE BEJE NAMIN PER MASAKREN ZGJEDHORE TE 25 PRILLIT DUKE MANIPULUAR DHE DUKE BERE NJE MASAKER QESHARAKE NE VOTIMIN QESHARAK TE KESHILLIT BASHA-BARDHI!!! FIKS FARE SI ZGJEDHJET LOKALE TE 30 QERSHORIT 2019 TE LALI PLEHUT, QE VOTUAN VETE DHE NUMERUAN SI DESHEN VETE!!! KETA TE SEKTIT SOROSIAN PASKAN TE NJEJTAT SKEMA TE POSHTRA MANIPULATIVE!! KETYRE DO T'IU SHKERDHEHEN ROBT E SHTEPISE!!! ATA MJERANE QE MBESHTESIN SOT DESHPERIMISHT LULUSHIN E DESHPERUAR DERI NE KEQARDHJE JANE DISA ENVERISTE TE KONVERTUAR NE DEMOKRATE ISH-OFICERE, SHOKE TE NGUSHTE TE VJEHRRIT ENVERIST TE LULUSHIT OSE NE GJUHEN E LGBTQI QUHEN TRANS-DEMOKRATE, TE TJERET QE E MBAJNE VETEN ME PREJARDHJE TE PERSEKUTUAR POLITIK JANE NIPER ISH-KRIMINELESH LUFTE, TE TJERET ISH-TE PERNDJEKUR SHERBETORE TE SIGURIMIT TE SHTETIT, QE KANE DENONCUAR VELLEZERIT, KUSHERINJTE OSE SHOKET E NGUSHTE PER TE SHPETUAR BYTHEN E TYRE. PJESA TJETER JANE ATA QE KANE PERFITUAR NGA LULUSHI KUR KA QENE KRYETAR BASHKIE DHE ME NDERHYRJEN E LULUSHIT TEK LALI PLEHU DHE EDVINI PERFITOJNE EDHE SOT. NDERSA PJESA E DEPUTETEVE MJERANE QE FALE "AMERIKANIZMIT" TE LULUSHIT, KAPEN VENDET E PARA NE LISTAT E DEPUTETEVE PA ASNJE KONTRIBUT DHE PA ASNJE LIDHJE ME PARTINE DEMOKRATIKE!!! PRANDAJ NUK KEMI TE BEJME ME NDARJE TE PARTISE DEMOKRATIKE, POR KEMI TE BEJME ME NJE PASTRIM, DIZINFEKTIM, DEFEKALIZIMI, STERILIZIM DHE HIGJENIZIMIN TE PARTISE DEMOKRATIKE NGA QELBESIRELLEKU, FEKALET DHE KANCERI QE E KISHTE MBERTHYER PREJ 8 VITESH!!!

Shto koment

Denonco