Fuga: Lidershipi i PD pranoi firmat e 31% të delegatëve! Bardhi duhet ti bashkohet Kuvendit të 11 Dhjetorit

Fuga: Lidershipi i PD pranoi firmat e 31% të delegatëve! Bardhi duhet ti bashkohet Kuvendit të 11 Dhjetorit

19:53, 10/12/2021
A+ Aa A-

I ftuar në Ora 19 në SYRI TV me moderatoren Juli Kristafi, profesori Artan Fuga ka komentuar zhvillimet e fundit politike brenda PD.

Sipas Fugës, në fillim u tha nga lidershipi i PD se nuk u pranuan këto firma, se janë të falsifikuara apo dhe janë shumë pak, por sot dëgjoj në mënyrë zyrtare se ata pranojnë se 31% dhe me këtë shifër ky lidership duhet të reflektojë për të hequr dorë nga stigmatizimi i këtyre njerëzve që ishin në foltore dhe të shkojë ditën e nesërme në Kuvend.

Fuga: Përbën një rast të parë në historinë e partive politike në vend, por nëse do të pasohet nga partitë e tjera, nuk e dimë dhe pritet ta shohim.

Ajo që desha të fiksoj është se nuk është fjala se janë tërë militantët që ngrihen, por një pjesë që duket e konsiderueshme dhe ajo që vë re si studiues, këtë skenë politike sa të çuditshme aq dhe të rëndësishme, ku në fillim u tha nga lidershipi i PD se nuk u pranuan këto firma, se janë të falsifikuara apo dhe janë shumë pak, por sot dëgjoj në mënyrë zyrtare se ata pranojnë se 31%. 31% nëse lidershipi i PD që janë kundër nja Kuvendi, ai lidershpit duhet të pranojë që një pjesë shumë e madhe e militantë janë kundër këtij lidershipi dhe mjafton si fakt për të reflektuar, për të hequr dorë nga stigmatizimi i këtyre njerëzve që ishin në foltore, që kanë shprehur pakënaqësinë ndaj lidershipit të PD. Me 31% atij që deklaron, i bie zotit Bardhi a ku e di unë, i duhet të shkojë te ata njerëz dhe të diskutojë me ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco