Azilant në Francë prej 3 vitesh, Ina Zhupa i lexon emrin si delegat

Azilant në Francë prej 3 vitesh, Ina Zhupa i lexon emrin si delegat

19:28, 10/12/2021
A+ Aa A-

Jeton në Francë si azilant prej tre vitesh, por Ina Zhupa i lexoi emrin si delegat që ka firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit. 

Skandali i publikimit të emrave të delegatëve gjoja firmëtarë të Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit po merr përmasa të mëdha. 

Në redaksinë e Syrit mbërriti një mesazh menjëherë sapo zëdhënësja e PD, Ina Zhupa lexoi emrat e delegatëve.  

"Dhimitër Gjergj Cenaj nga Njësia Administrative Iballë Dega Pukë i cili ka tre vite që ndodhet në Francë në Azil familjarisht. Dhe nuk ka ardhur asnjëherë për tre vite në Shqipëri", thuhet në këtë mesazh.  

Mirëpo, për Bashën dhe Bardhin ai rezulton delegat, madje me siguri i kanë falsifikuar edhe formularin duke plotësuar firmën dhe të dhënat e rreme të ID-së nga patronazhisti që iu ka ngarkuar Lulzim Basha. 

Mesazhi i mbërritur në Redaksinë e Syrit:

Pershendetje ***! Deshiroj të jeni mirë familjarisht! Në listën e lexuar tani Nga Gazmend Bardhi rezulton një delegat me emrin Dhimitër Gjergj Cenaj nga Njësia Administrative Iballë Dega Pukë i cili ka tre vite që ndodhet në Francë në Azil familjarisht. Dhe nuk ka ardhur asnjëherë për tre vite në Shqipëri. Me respekt G.V!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetar Shqiptar11/12/2021 01:55

Je i mbytur Sorristi Basha me kot shpreson duke fallcifikuar firmat e duke bere presione me sms , nuk te njohin pjesa dermuse e antsrsise se PD ty dhe kryesine e pa votuar sipas statutit te Partise Demokratike ( asaj pjese te vendosur nga ty duke perfshire dhe Gaztorin Shokun Bardhi )

Shto koment

Denonco