Krahas falsifikimit të firmave dhe mashtrimit me numrat e ID-ve, Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi po përdorin edhe një instrument tjetër në funksion të manipulimit.
Deputetja e PD, Ina Zhupa po lexon emrat e delegatëve që sipas saj kanë firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit.
Bie në sy që leximi i emrave po bëhet në bllok dhe jo sipas degëve.
Një gjë e tillë bëhet për të shmangur zbulimin në kohë të emrave që ata iu lexojnë emrat.
Duket qartë që lista Basha-Bardhi nuk përfaqëson delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD.
Një listë e manipuluar dhe e mbushur me shkelje ligjore fund e krye, në funksion të mashtrimit, pasi e kanë kuptuar qartë se baza i braktisur përfundimisht dhe 5200 delegatët zyrtarë të Partisë Demokratike do të jenë nesër në Kuvendin e 11 dhjetorit.
© SYRI.net