Henze: Berisha nuk është non grata në BE, kishte rol historik në vitet 1990

Henze: Berisha nuk është non grata në BE, kishte rol historik në vitet 1990

18:24, 10/12/2021
A+ Aa A-

Ish-këshilltari i Lulzim Bashës, Martin Henze, në intervistë për Syri Tv, deklaroi se Sali Berisha nuk është non grata në vendet e BE-së.

Henze theksoi se Berisha ka ngjashmëri me Helmut Koln dhe se Sali Berisha ka qenë një njeri me përmasa historike në vitet 1990.

“Nuk kam qenë këshilltar i Lulzim Bashës, por i PD-së. Kemi diskutime në PD dhe të shikojmë si do të rrjedhin gjërat. Në BE Berisha nuk është non grata. Duhet theksuar se edhe Helmut Koln ka bërë gabime, Berisha në vitet 1990-1991 ka bërë historinë, Berisha dhe Koln kanë shumë ngjashmëri.

Berisha është kurdo i mirëpritur në kryeqytetet europiane. Non gratan ne e quajmë të papranueshme. Aq më tepër që aty përmendet edhe gruaja e tij, duke përfshirë familjen, vendimi është i administratës dhe jo i popullit amerikan”, deklaroi Henze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco