Kryeministri Edi Rama njoftoi se në vitit 2022, do të mbyllen të gjitha sportelet fizike, përfshirë këtu edhe kadastrën dhe shërbimet do të merren online
NGA SYRI TV
Gjatë prezantimit për ligjin e bashkëqeverisjes në Shkodër, Rama deklaroi se do parashikohen sanksione për punonjësit e administratës që nuk do përgjigjen.
Viti 2022 do të sjelle mbylljen e të gjitha sporteleve fizike në vend, dhe të gjitha shërbimet do të merren online dhe me postë. Kryeministri Edi Rama, prezantoi në Shkodër, ligjin për bashkeqeverisjen , duke njoftuar se vitin e ardhshëm do të mbyllen të gjitha sportelet, përfshirë këtu edhe kadastren.
Kreu i qeverisë, deklaroi se me ligjin e ri do të ketë dy lloj sanksionesh ndaj punonjësve të administratës, të cilët vonojnë përgjigjet për qytetarët.Kryeministri theksoi se , ata që nuk i përgjigjen hallit të qytetarëve, do të kenë ndjekje penale, por edhe sanksione financiare, që do të paguajnë nga rroga e tyre.
Deri tani janë 1 000 shërbime që merren online , ndërkohë që kryeministri, premtoi se kalimi i gjithë shërbimeve online do të shënojë një pikë të rëndësishme në luftën kundër korrpsionit dhe rryshfetit, në radhët e administratës publike.
© SYRI.net