Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 14 e opozitës para Bashkisë Tiranë

VIDEO-SYRI TV/ Kuvendi i 11 dhjetorit, çdo gjë gati, punimet nisin në orën 10:00

VIDEO-SYRI TV/ Kuvendi i 11 dhjetorit, çdo gjë gati, punimet nisin në orën 10:00

16:45, 10/12/2021
A+ Aa A-

Nesër më datë 11 dhjetor ora 10:00 të paradites nis punimet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Organizatorët e eventit i thanë SYRI TV, se çdo gjë tashmë është gati në ambientet e ‘Air Albania’ për mbajtjen e kuvendit. Për delegatët është rezervuar një plate e veçantë, ndërsa pjesa tjetër anëtarësisë që do duan të ndjekin nga afër punimet veç ftesës që duhet të, paraqesin në hyrje duhet të respektojnë dhe masat anti-Covid

Nga SYRI TV

Të shtunën e 11 dhjetorit do të mbahet kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike në ambientet  e Stadiumit ‘Air Albania’.

Organizatorët e eventit thanë për SYRI TV se çdo gjë është gati, janë përcaktuar vendet, është ngritur podiumi dhe të gjitha masat e tjera për mbarëvajtjen e tij. Hyrja për anëtarët ose qytetarët që do të duan të ndjekin nga afër punimet e kuvendit do të jetë me ftesa. Punimet priten të fillojnë rreth orës 10:00 të mëngjesit.

Delegatët të detyrueshëm paraqitjen e dokumentin që vërteton qenien e tij anëtar i këtij forumi, së bashku me dokumentin identifikues, që do të verifikohet nga komisioni i cili do ngrihet për këtë qëllim. Diskutantët do të marrin fjalën në podiumin e ngritur në fushën e stadiumit.

Për delegatët është rezervuar një plate të veçantë. Verifikimi i tyre do bëhet në mënyrë strikte thonë organizatorët. Fakti që më shumë se 5200 prej tyre kanë firmosur formularin për mbledhjen e kuvendit do të thotë shumë.

Është një numër i cili korrespondon me gati 70% të numrit prej 7646 delegatësh që ka ky forum. Pra e thënë më qartë kuorumi i duhur është plotësuar dhe tejkaluar. Sot që flasim gati 3/4 e delegatëve, janë por mbledhjes së kuvendit të shtunën e 11 dhjetorit, ndërsa vendimet mund të merren dhe me vetëm 3820 delegatë

Po përse u përzgjodh stadium Air Albania? Tre janë arsyet sipas organizatorëve. E para është shifra tejet e madhe e delegatëve, e dyta situata e pandemisë Covid 19, dhe e treta transparenca për cilindo anëtar që do të kërkojë të ndjekë nga afër zhvillimet e kuvendit.

Kuvendi cilësohet historik për disa arsye. E para se në përvjetorin e 31 të themelimit të partisë së parë opozitare, kjo është hera që demokratët mbledhin me firmat për të mbledhur forumin më të rëndësishëm të partie.

Ky kuvend vjen në një situatë kur mazhoranca e majtë sapo ka fituar mandatin e tretë, gjë që s’ka ndodhur asnjëherë në më shumë se 30 vjet pluralizëm .Çka është më e rëndësishmja është fakti se këtë herë flitet për një mënyrë të re të drejtimit të partisë dhe rithemelim të saj siç është shprehur ish kryeministri Berisha.

Futja e amendamenteve që kanë të bëjnë me largimin e kryetarit që humbët zgjedhjet, apo primaret dhe lejimi i fraksioneve janë një risi që diskutohen për herë të parë në politikën shqiptare, dhe që duket se do të jetësohen në kuvendin 11 dhjetorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco