Shkoi Angela e kosovarëve! A do të vazhdojë mbështetja për Kosovën?

Shkoi Angela e kosovarëve! A do të vazhdojë mbështetja për Kosovën?

10:07, 10/12/2021 Nga A.S/ Syri Kosova
A+ Aa A-

Gjermania një shtet mik për Kosovën. Simpatia e shtetit gjerman ndaj atij kosovar u konfirmua ndër vite, sidomos kur bëhej fjalë për tema jetike. Një "krah" të fuqishëm e gëzonte edhe nga “gruaja e hekurt”, Angela Merkel nuk hezitoi t’i jepte "këmbë" një shteti të ri si vendi ynë. Për aq sa ishte në krye të një shteti të fuqishëm, politikat e Merkel ishin përkrahëse për një shtet të brisht si Kosova, shkruan Syri net Kosova.

Por, një ndryshim ndodhi në Gjermani, epoka Merkel po përmbyllet e një tjetër po hapet me ardhjen në pozitën e saj të kancelarit të ri, Olaf Scholz. Tash në kokat e kosovarëve është krijuar një lëmsh mendimesh, në pikëpyetje është vazhdimi i qëndrimit pozitiv të Gjermanisë ndaj Kosovës.

Është njohësi i politikave ndërkombëtare, Arbnor Sadiku ai që përmes një prononcimi për Syri net Kosova po konsideron se çështja e liberalizimit të vizave do të marr vëmendje të veçantë edhe nën udhëheqjen e kancelarit, Scholz.

Por, Sadiku vlerëson poashtu se Gjermania s’do të lëkundet as drejt gjetjes së një marrëveshje finale mes shtetit serb dhe atij kosovar, gjë kjo që do të tentohet të arrihet përmes dialogut mes dy palëve.

“Retorika e kancelares Merkel u përqendrua në katër pika thelbësore për Ballkanin perëndimor: Procesi i Berlinit, ‘Open Balkan’ dhe hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kurse, për Kosovën është theksuar më tej se Gjermania do të mbështet liberalizimin e vizave, dhe këto qasje pak a shumë do të vazhdojnë të fuqizohen dhe të i kushtohet vëmendje kryesore edhe në qeverinë e re Gjermane me në krye kancelarin Scholz.

“Gjithashtu, çështje tjetër konsiderohet edhe përshpejtimi i dialogut Kosovë-Serbi drejtë normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë si dhe gjetjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis dyja vendeve, po ashtu, qeveria e kryesuar nga kancelari Scholz pres që të mbështet integritetin territorial të Bosnje Hercegovinës, dhe kundërshton forcat nacionaliste serbe të Republika Serpskes për shkëputje dhe seperatizem nga shteti i Bosnjës”, është shprehur ai.

Gjithashtu Sadiku thotë se ndikim në përgjithësi qeveria e re gjermane do të ketë në procese të rëndësishme të BE-së.

 “Njëkohësisht, BE është i paralizuar pa një qeveri vepruese gjermane. Aktualisht në BE janë dy vendime të mëdha, që nuk mund të merren pa një qeveri plotësisht vepruese gjermane: Njëri është Marrëveshja e Gjelbër për Evropën, Green Deal. Për këtë duhen miratuar shumë ligje evropiane, në mënyrë që BE të arrijë deri në vitin 2050 neutralitetin për dioksidin e karbonit. Tjetri janë rregullat e përbashkëta të buxhetit të BE. Ato parashikojnë kufij në marrjen e borxheve nga BE. Aktualisht ato janë pezulluar për shkak të pandemisë së Covidit. Por disa shtete, kryesisht jugore të BE kërkojnë që këto rregulla për marrjen e borxheve të zbuten në mënyrë të qendrueshme. Dhe me paratë që do të merren të bëhen investime”, ka shtuar ai.

Për këtë çështje ka folur edhe Faruk Ajeti i cili sapo është emëruar në krye të shërbimit diplomatik të Kosovës në Berlin, Ajeti ka theksuar se Gjermania aktivisht angazhohet për situatën në Kosovë. Megjithatë ai ka pohuar se Kosova ka nevojë për angazhim më të fortë të Gjermanisë.

“Ne kemi nevojë për një angazhim më të fortë të Gjermanisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Pra, kemi nevojë që fuqia politike e Gjermanisë të përkthehet edhe më shumë ne praktikë e të luajë rol prijës në kuadër të BE-së, pse jo ndoshta të kemi edhe një të dërguar gjerman. Gjermania ka një konstante aktive të angazhimit të suksesshëm të saj në Kosovë dhe Ballkan. Gjithashtu mendoj se duhet ndryshuar narracioni i krijuar gabimisht në perëndim dhe fatkeqësisht edhe në Gjermani se pa Serbinë nuk mund të ketë zgjidhje në Ballkan”, ka thënë ai.

Kurse eksperti i njohur gjerman për Ballkanin, Bodo Weber pret që qeveria e re gjermane e drejtuar nga kancelari i ri, Olaf Scholz do të jetë më e unifikuar për heqjen e vizave për kosovarët.

“Koalicioni i ri, ndryshe nga ai i mëparshmi, i cili përgjithësisht përkrahte liberalizimin e vizave, por me Ministrin e Brendshëm, Horst Seehofer, për një kohë të gjatë duke luajtur një lojë të dyfishtë, do të jetë më i unifikuar në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe një avokat më i fortë për të brenda BE-së”.

Ndryshe epoka 16-vjeçare e Merkelit ka përfunduar të mërkurën, kur socialdemokrati, Olaf Scholz është betuar si kancelari i ri i Gjermanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco