Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Revolta e opozitës, zjarri në Kuvend

Lulzim Basha duke u dridhur te Fevziu: Do fitoj i vetëm kundër të gjithëve

Lulzim Basha duke u dridhur te Fevziu: Do fitoj i vetëm kundër të gjithëve

23:26, 09/12/2021
A+ Aa A-

Lulzim Basha ka treguar qartë se nuk e kontrollon më gjendjen e tij emocionale, vetëm dy ditë larg Kuvendit Kombëtar të PD të thirrur nga ish-kryeminsitri Sali Berisha.

Pasi ka ndërhyrë në emisionin ‘Opinion’, me një zë që i dridhej dhe sytë që i xhixhëlonin gati në lotim, Basha ka hedhur akuzua në drejtim të të gjithë aktorëve politikë në vend por jo vetëm, ku nuk la pa përmendur edhe biznesmenët apo oligarkët të cilët i akuzon ditën dhe natën shkon në vilat e marra prej tyre.

Duke u justifikuar për dështimet e tij me radhë gjatë këtyre tetë viteve të opozitës së tij, Basha ka thënë se nuk do të japë dorëheqje nga kreu i PD dhe gjithashtu premtoi sërish pas tetë muajsh nga humbja e 25 prillit se do të fillojë betejën e tij imagjinare kundër Edi Ramës.

Betejë imagjinare që vetëm në kokën e Lulzim Bashës mund të jetë, pasi demorkatët e kanë parë me sytë e tyre se si deputetët e Bashës në parlament kanë votuar të gjitha ligjet apo kërkesat e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, ku më skandalozi mbetet abstenimi ndaj borzhit 720 milion euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco