Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Revolta e opozitës, zjarri në Kuvend

Basha tallet me demokratët: Nuk jap dorëheqje sepse do përmbys regjimin...!

Basha tallet me demokratët: Nuk jap dorëheqje sepse do përmbys regjimin...!

23:08, 09/12/2021
A+ Aa A-

Lulzim Basha thotë se nuk mund të japë dorëheqje nga kryetar i PD pasi është i vendosur të luftojë dhe përmbysë regjimin dhe Edi Ramën. 

Viti i nëntë në opozitë dhe kryetari aktual i PD thotë se po lufton dhe do të luftojë kundër qeverisë... 

Ne nuk e dimë se çfarë quan luftë Lulzim Basha, në një kohë kur është shndërruar si të ishte ministër i Edi Ramës, duke fyer dhe poshtëruar dinjitetin e demokratëve dhe opozitarëve të këtij vendi. 

A mund të mashtrohen sërish demokratët? 

E sigurt është që këtë herë nuk ka demokrat që e merr seriozisht Lulzim Bashën. 

Në 'Opinion', Basha tha sërish se në 11 dhjetor nuk ka Kuvend, por miting. 

Një tjetër fyerje kjo për mijëra demokratët që i janë bashkuar Foltores dhe 5200 delegatët zyrtarë që kanë firmosur për rithemelimin e PD.

Lulzim Basha: Jam krenar që jam në krye të betejës për të përmbysur këtë regjim dhe për t'i hapur rrugë Shqipërisë demokratike dhe të vlerave. Kjo Shqipëri e vlerave nuk mund të vijë përmes gënjeshtrave. Mund të shkojnë demokratë të çoroditur dhe të manipuluar nga Sali Berisha. Nuk ka Kuvend Kombëtar në datën 11 dhjetor, ka miting. E gjitha për të përccarë PD-në. Me një Sali Berishë non grata në SHBA asgjë nuk mund të lëvizë. Në 11 dhjetor është përpkeja e fundit e tubit të oksigjenit të Edi Ramës për t'i shërbyer regjimit të tij. Demokratët i ftoj në datën 18 dhjetor, në Kuvendin e Partisë Demokratike. Vendimin e mora me përgjegjësinë e njeriut që u zgjodh vetëm pak muaj më parë, asnjë rrethanë nuk ka ndryshuar, përvecc pezullimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar. Ai tha se nuk do ta përfshinte PD-në dhe grupin parlamentar në betejën me SHBA-në. Beteja me Sali Berishën është me SHBA. PD dhe unë jjemi përgatitur për t'u përballur me çdo situatë. Tubimi Berisha-Rama-Meta dhe krimi i organizuar e oligarkët që ka ftuar te Arena e hajnisë, nuk është Kuvendi i demokratëve, është një turp i Shqipërisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco