Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Revolta e opozitës, zjarri në Kuvend

A do të shkojnë demokratët në seli pas Kuvendit? Ja çfarë thonë Nishani dhe Floriana Garo

A do të shkojnë demokratët në seli pas Kuvendit? Ja çfarë thonë Nishani dhe Floriana Garo

22:54, 09/12/2021
A+ Aa A-

Ditët e fundit, është spekuluar se demokratët që do të marrin pjesë në Kuvendin e datës 11 dhjetor me Sali Berishën, pasdite do të drejtohen në selinë e partisë. 

Floriana Garo dhe Bujari Nishani, dhanë komentet e tyre lidhur me këtë çështje, nga studio e emisionit "Të Paekspozuarit" në MCN TV. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Ju keni thënë se pas Kuvendit demokratët do të shkojnë në seli. Është e vërtetë? 

Floriana Garo: Unë kam thënë, që çdo vendim do të merret nga Kuvendi, por selia është shtëpia dhe qëllimi i demokratëve. Ku do të shkojnë tjetër demokratët? Është shtëpia e tyre, janë simbolet e tyre. Nuk kam thënë që në darkë do të shkohet në seli, është spekuluar me këtë.

Bujar Nishani: Floriana ka qenë korrekte. Logjika është e tillë që ai Kuvend do të nisë një proces. Tani procesi do të jetësohet nga njerëz. Të gjithë ata…

Arjan Curri: Pra strukturat e reja që do të dalin nga  Kuvendi do të shkojnë në zyrat e tyre në seli?

Bujar Nishani: Po, normale!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco