Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Revolta e opozitës, zjarri në Kuvend

Berisha mesazh Escobar: S'mund të pranojmë kukulla si kryetar. Përfiton vetëm qeveria

Berisha mesazh Escobar: S'mund të pranojmë kukulla si kryetar. Përfiton vetëm qeveria

22:34, 09/12/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas takimit të kryedemokratit, Lulzim Basha me zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në emisionin “Opinion”, Berisha tha se nuk do të tërhiqet nga nisma e tij për të ndryshuar statutin e partisë dhe për larguar Bashën nga drejtimi i PD. 

Berisha tha se i sugjeron Escobar që të mos mbeshtesë Bashën, pasi demokratët nuk mund të pranojnë kukulla në krye të PD.

Nga kjo mbështetje, shtoi Berisha, përfiton vetëm qeveria. 

“Së pari më duhet të them se tubimit të 11 dhjetorit të viti 1990, foltorja dhe Kuvendi produkti i saj është tubimi më i lirë në historinë e këtij vendi dhe mundet dhe në historinë politike të Evropës pasi është i pari i këtij lloji që pavarësisht presionit thirret nga delegatë se ndihen njerëz të lirë dhe se duhet të mbështesin kauzën e drejtë. Ky është realiteti dhe se ata janë njerëz të lirë. Së dyti, Berisha ka bërë të qartë qëndrimin e tij, shpallja non grata i lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe Soros, është deklaratë e DASH.

Unë jam para këtj vendimi dhe kam bërë një veprim, i jam drejtuar Gjykatës së Parisit dhe kam paditur për shpifje Blinkenin dhe nuk kam bërë asnjë lobim, kam informuar të gjitha instancat e rëndësishme politike në botë dhe nuk pranoj asnjë lobimi. Jam kërcënuar se do t'i dërgojnë të gjitha në thesar. Ka qenë e prerë përgjigja ime, bëni ç’të doni unë do merrem vetëm me Gjykatë.

Gjykatat janë Gjykata, përballja ime me deklarimin non grata është përballje në gjykatë, është vendim politik pa asnjë fakt dhe dokument, gradualisht do merren vesh gjërat e do shihen se çfarë turpi ndodhen në ato dosje. Nuk tërhiqem në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast. Berisha nuk tërhiqet. Dallimi im me Bashën është i madh, ai humbi katër herë e nuk jep dorëheqjen , unë humba dhashë dorëheqjen. Nëse një njeri pranon se ka qenë kukull 8 vite, ai të paktën duhet të largohet 85 herë. Njerëzisht do i sugjeroja Escobar veprimi të pranojmë kukulla, nuk i pranojmë, nga kjo mbështetje përfiton vetëm qeveria”,- tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco