Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Revolta e opozitës, zjarri në Kuvend

Të shtunën stadiumi plot/ Floriana Garo zbulon detaje nga Kuvendi i 11 dhjetorit

Të shtunën stadiumi plot/ Floriana Garo zbulon detaje nga Kuvendi i 11 dhjetorit

22:33, 09/12/2021
A+ Aa A-

Zëdhënësja e Foltores, Floriana Garo, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për Kuvendin e datës 11 dhjetor, të thirrur nga delegatët dhe Sali Berisha. 

Garo deklaroi se në stadiumin Air Albania, do të akomodohen të gjithë delegatët, të cilët do të qëndrojnë të veçuar nga pjesa tjetër, në një ambient të mbyllur. 

Garo tha se në stadium do të ketë edhe demokratë të tjerë, mbështetës të kësaj partie, duke nënkuptuar se stadiumin do ta shohim plot. 

Garo u pyet nga gazetari Ylli Rakipi, se a do të mundet qyetetarët nga shtëpia të shohin verifikimin e delegatëve live. Ajo tha se gjithçka do të jetë transparente. 

Pjesë nga biseda: 

Floriana Garo: Ne kemi arritur të mbledhim 5100 firma të delegatëve, që me vullnetin e tyre, për herë të parë në histori, vetë anëtarët marrin në dorë fatin e tyre. 
Organizimi është menduar t’i akomodojë në një pjesë të mbyllur të stadiumit, ku delegatët do të jenë të veçuar nga pjesa tjetër. Kemi vendosur që përveç delegatëve, të jenë pjestarë edhe antarët dhe simpatizantët e PD.
Është diskutuar gjatë se ku do të bëhej Kuvendi. Vetëm Air Albania, ka mundur të akomodojë të gjithë delegatët, që edhe procesi të bëhet në mënyrë transparente, por edhe njerëzit që të jenë pjesë.

Ylli Rakipi: A do të mund të shohim ne, që delegatët identifikohen?

Floriana Garo: Do të jetë i dukshëm në ekran në stadium.

Arjan Curri: Vetëm kështu mund të bëhet, me fytyrë dhe me zë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco