Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Revolta e opozitës, zjarri në Kuvend

Berisha: Do anulojmë çdo vendim të Bashës! Komision i përkohshëm deri në rithemelimin e PD

Berisha: Do anulojmë çdo vendim të Bashës! Komision i përkohshëm deri në rithemelimin e PD

22:21, 09/12/2021
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” vetëm dy ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD më 11 Dhjetor.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se çfarë do të ndodhë pas kuvendit, Berisha foli për një PD të rithemeluar, ndërsa foli për krijimin e një komisioni të përkohshëm që do të drejtojë partinë deri në rithemelimin e saj, ndërsa çdo vendim i kohëve të fundit i marrë nga Basha do të anulohet.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Mëngjesin e 12 dhjetorit çfarë do të ndodhë nëse keni shumicën?

Berisha: PD do të jetë një parti e rithemeluar.

Fevziu: Ku? Në rrugë, në zyra me qera?

Berisha: Selia është e PD-së, nuk është pronë e Bashës. Është pronë e PD-së.

Fevziu: Rrezikon PD-ja të zvarritet në gjykatë me muaj?

Berisha: Ai mund të bëjë ç’të dojë, por selia është e PD-së. Në 11 dhjetor do të anulohet çdo vendim i tij i kohëve të fundit, do të krijojmë një komision të përkohshëm që do të vazhdojë punën deri në rithemelimin e PD-së.

Fevziu: Në 18 dDhjetor do shkoni në Kuvend nëse jeni mazhorancë?

Berisha: A mund të më thoni çfarë është ai Kuvend? Kryesia aktuale e PD-së, 21 anëtarë të saj janë jolegjitim. Nuk janë votuar me dy kandidatura siç e parashikon statuti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco