Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Revolta e opozitës, zjarri në Kuvend

‘Influenca e Soros në DASH’/ Përplasen Kokalari-Dudushi-Paloka: Pusho pra...! Janë të paguar në 30 vite

‘Influenca e Soros në DASH’/ Përplasen Kokalari-Dudushi-Paloka: Pusho pra...! Janë të paguar në 30 vite

21:54, 09/12/2021
A+ Aa A-

Një debat i fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Çim Peka Live mes të ftuarve Evi Kokalari, gazetarit Alban Dudushi, dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka, për sa i përket influencës së Xhorxh Soros në DASH dhe lidhjes së tij me Edi Ramën.

Dudushi: Vizita e Eskobar vërtetoi qëndrimin amerikanë ndaj Sali Berishës. Të paktën këtë ta themi se siç tha Kokalari se sot Basha mbaroi, më duket se është një entuziazëm shumë i madh.

Kokalari: Për ne Basha ka mbaruar që tre apo nëntë muaj para.

Paloka: Unë e kam pasur shumë të qartë pozicionin tim kur Berisha u shpall non grata. I’a kam thënë edhe Bashës që në momentin e parë që ky vendim nuk është personal ndaj Berishës por është vendim për të dobësuar Partinë Demokratike.

Ky është lobim i qartë në DASH për të goditur PD dhe për të mbështetur Ramën për të qënë aty ku është. Për mua atyre në këto  momente i duhet opozita me kokën e ulur.

Dudushi: Më thuaj pse duan ta mbështesin Ramën?

Paloka: E ka thënë edhe Berisha që nga Kosova e me rradhë. Unë shoh rezultatin e akteve që ndoshën ku jemi sot. Kemi një opozitë të ndarë me kokë ulur që nuk mund ti bëjë ballë Ramës.

Dudushi: Po të them që ky është faji i Berishës? Ai tha që sdo e fus PD në këtë betejë dhe Basha mori vendimin pasi Berisha nuk u largua.

Ju e dini që debati është mes Berishës dhe SHBA.

Paloka: Kjo është luftë e PD me Edi Ramën. Për fat të keq me vendimin e Bashës në 9 shtatorit ne i dhamë një dorë Ramës.

Dudushi: Pse e duan më shumë Edi Ramën? Ti nuk ma thua dot.

Kokalari: Nuk duan Edi Ramën por Xhorxh Soros. DASH që ti e ke në zemër. Pusho pra pusho se e ke këtë problem. Këtë herë Alban Dudushi ki shumë kujdes sepse sot më ke në studio. Dhe ta bëj siç ja bëra asaj STOP. Sepse ti nuk dëgjon dhe spo më lë të flas sepse nuk të intereson ajo që do themë. Ti thua po o pse DASH. Mbylle sepse edhe ti këtë thua për natë. Sdo të dëgjojmë ty tani.

Ke pafatyrësi kur thua se DASH do Edi Ramën kaq shumë dhe anashkalon faktet e vërteta. Pse më ndërpret. Ndoshta nuk është e vërtetë për ty por ata që duan të më dëgjojnë dua ta dëgjojnë.

Ty nuk të shkon fare në mendje se Xhorxh Soros po përdor DASH sepse janë të paguar në 30 vite nga Xhorxh Soros. Dhe ti këtë gjë e di. Prandaj nuk kemi një analizë të shëndoshë.

Dudushi: Këto përallat me Xorxh Soros janë halucinante.

Paloka: Pse ti nuk të shkon fare në mendje që Soros financon demokracitë politikat në ish-vendet lindore.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agimi10/12/2021 15:04

Po ky sharlatani dudush burdushi, eshte njeri derdimen ,koketrashe dhe komplet budalla ,apo akoma Beson ne mendimet e veta idiote!?!?! Kush e theret ne studio kete kericin dudush qe pellet pa u Ndal me te njejten melodi si gomar plak i e I rjepur nga lekura!?! Prandaj ky vend nuk Ben perpara me keto nasradina ,qe kan mbushur ekranet ,dhe shqiptaret Jane te detyruar ti degjojne dhe te zgerdhihen me keto capacule.o milioneri frangaj ,o beni even vete ,e te there, po cmereni me keto vemje ,apo ju shikoni vetem fitimet e Jo cilesine e programeve?!?! Fajtor eshte dhe berisha qe ju beri miliodhjera!

Arber10/12/2021 14:22

Soros erdhi dhe u instalua ne Shqiperi kur ishte Berisha President. Kur Berisha erdhi ne pushtet per here te dyte si Kryeminister jo vetem nuk e shpalli Soros non grata por e priste ne zyre dhe biles zbatoi deshiren e Soros per "Dekaden e jevgjiteve". Ishte Berisha qe katapultoi Bashen nga askushi ne maje te pushtetit sepse keshtu donte Sorra. Berisha eshte thjeshte kafshe politike qe sheh interesin e vet.

Shto koment

Denonco