Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Revolta e opozitës, zjarri në Kuvend

Paloka: Janë mbledhur më shumë se 4 200 firma, edhe ata që mohojnë e dinë se ekzistojnë

Paloka: Janë mbledhur më shumë se 4 200 firma, edhe ata që mohojnë e dinë se ekzistojnë

21:00, 09/12/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Këshillit Kombëtar në PD Edi Paloka, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, deklaroi se deri tani janë mbledhur më shumë se 4 200 firma.

Paloka theksoi se për ekzistencën e këtyre firmave, e dinë edhe ata që e mohojnë.

“4200 firma kanë qenë në ditën e parë që kanë ardhur në ditën e parë dhe pas tyre, kanë ardhur nga përfaqësuesit  e firmëtarëve edhe disa firma të tjera. Edhe ata që nuk pranojnë ekzistencën e firmave, janë të bindur se ekzistojnë.

Unë pata takim me përfaqësues të firmëtarëve, duke nisur me Sali Berishën, sekretarë dhe përfaqësues të lartë të PD, kryetar të grup-senksioneve. Pas depozitimit të firmave nuk e kam takuar më Berishën. Unë kam mbajtur qëndrim jo aq agresiv ndaj Bashës. Unë kam qenë partizan që formularët të çohen te pala tjetër”, deklaroi Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco