Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Revolta e opozitës, zjarri në Kuvend

Ish-presidenti që vazhdoi ushtrimin e detyrës edhe pse u shpall non grata nga SHBA

Ish-presidenti që vazhdoi ushtrimin e detyrës edhe pse u shpall non grata nga SHBA

20:44, 09/12/2021
A+ Aa A-

Kadri Vokopola

Kurt Ualdheim, ish-sekretar i përgjithshëm i OKB për dy mandate radhazi, nga viti 1972-1981, e më vonë, president i Austrisë nga viti 1986, edhe pse një vit më vonë, më 1987 u shpall, së bashku me bashkëshorten e tij, personae non gratae nga administrata amerikane, e vazhdoi të kryejë detyrën e tij si president i vendit deri në fund të mandatit të tij, në vitin 1992. Pra asgjë e çuditshme nuk ndodhi me gjithë "damkën" non grata që iu vu nga Washingtoni.

Dhe bëhej fjalë për non grata pa asnjë provë, mbi bazën e disa akuzave nga qarqe kryesisht hebraike, sidomos nga Kongresi Botëror hebraik, që e akuzonin atë si një ish-ushtarak i lartë të trupave naziste SA në Ballkan. Gjë që Waldheim e kishte pranuar, por duke shërbyer thjesht si zyrtar (ka qenë edhe përkhyes në staff-in e lidhjes me Armatën e 9 italiane në Tiranë në verën e vitit 1942) pa marrë asnjëherë pjesë në aksione apo veprime për të cilat akuzohej.

Madje qe ish-kancelari austriak Bruno Kreisky, që qe me origjinë hebree, denoncoi dhe hodhi poshtë pretendimet e Kongresin botëror hebraik, ndërsa në të njëjtën periudhë, një ish- punonjës i shërbimit sekret izraelit Mossad, Victor Ostrovsky, në librine tij "The Other Side of Deception" shkroi se gjithçka ishte stisur nga shërbimi i fshehtë izraelit, duke falsifikuar arkivin e sekretarit t për t'a diskredituar vetëm e vetëm se me cilësinë e Sekretarit të përgjithshëm të OKB, Waldheim ishte treguar kritik ndaj Izraleit në Liban. Kaq pra për gogolin non grata!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco