Rama zbardh takimin me Escobar: Biden mbështet 'Balkanin e Hapur'

Rama zbardh takimin me Escobar: Biden mbështet 'Balkanin e Hapur'

20:38, 09/12/2021
A+ Aa A-

Pas takimit të Edi Ramës, me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Gabriel Escobar, kryeministri reaguar duke treguar detaje.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama ka bërë me dije se ka diskutuar me Gabriel Eskobar për rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, nisëm e cila mbështetet edhe nga presidenti amerikan Joe Biden.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Kryeministria – Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku09/12/2021 22:24

Lëri pordhët me Bidera, sepse ai i thartuar nga truri me alzheimer nuk di ku bije Shtëpia e Bardhë, jo më Ballkani dhe mikroshengeni. I gjithë Ballkani nuk vlen as sa dy granatjerë të Pomeranisë, Bismark. Dhe mos kujtoni se merr rëndësi sepse ka dy zullapë për liderra.

Shto koment

Denonco