Foltorja ka njoftuar se ditën e premte, 5 dega të tjera të Partisë Demokratike do të lexojnë publikisht emrat e delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit.
Mësohet nesër do të jetë radha e degëve Vlorë, Selenicë, Korçë, Devoll si dhe dega 8 e PD-së në Tiranë, për të bërë transparencën e delegatëve.
Numri i delegatëve të cilëve iu është lexuar publikisht emri deri tani e ka tejkaluar shifrën 4 mijë.
joftim- Partia Demokratike- Foltorja
Te premten, dt. 10 Dhjetor do te lexohen emrat e delegateve te degeve te meposhtme te PD qe kane firmosur formularin per mbledhjen e Kuvendit Kombetar me date 11 Dhjetor.
Ne oren 9.00 :
-dega Vlore dhe Selenice do te lexojne ne Seline e Vlores
Ne oren 11.00 :
-deget Korce, Devoll qe nuk arriten te lexonin sot do te lexojne nga selia e PD Korce
Ne oren 11.15:
-dega 8 Tirane do te lexoje nga Selia e PD Tirane
Ftojme mediat te marrin pjese.
© SYRI.net