Këshilla e Artan Fugës për delegatët e 11 Dhjetorit

Këshilla e Artan Fugës për delegatët e 11 Dhjetorit

19:39, 09/12/2021
A+ Aa A-

Profesori i Komunikimit Artan Fuga, me anë të një postimi në 'Facebook' jep një këshillë për delegatët e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit. 

Fuga kërkon nga ata që t'i bëjnë kërkesë me shkrim kryetarit të partisë, deputetëve dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar, në mënyrë që këta të fundit të jenë të pranishëm të shtunën. 

Këta pastaj do të bënin gabim të pafalshëm nëse nuk shkonin! Se ata mund të thonë : Ku e dinim ne se po mblidhej Kuvendi, ku e dinim orën, vendin?", thekson Fuga.

Postimi
Unë besoj se pavarësisht që Kuvendin e PD e thërret antarësia, delegatët nuk do të bënin mirë po qe se nuk do t'i kishin dërguar ftesë publike dhe me shkrim kryetarit të partisë, deputetëve, dhe anëtarëve të këshillit kombëtar për të marrë pjesë atje qoftë edhe si të ftuar.
Këta pastaj do të bënin gabim të pafalshëm nëse nuk shkonin!
Se ata mund të thonë : Ku e dinim ne se po mblidhej Kuvendi, ku e dinim orën, vendin?
Madje delegatëve iu takon që qysh në hapje të Kuvendit të kërkojnë të vijë atje kryetari i partisë, atëhere do të kishim një ballafaqim politik demokratik. Të vinte të propozonte 5 antarët që do të drejtonin Kuvendin!
Do të kishte qenë një rast studimor perfekt.
Por, po qe se nuk shkon?
Atëhere do të shihnim reagimin!
Përsëri do të ishte një përvojë politike e papërsëritshme për t'u vëzhguar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mond10/12/2021 16:09

Mbeti profesor ky femije

Shto koment

Denonco