Ambasada e SHBA zbardh vizitën e Escobar në Tiranë

Ambasada e SHBA zbardh vizitën e Escobar në Tiranë

18:35, 09/12/2021
A+ Aa A-

Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbardhur vizitën dhe takimet e të Dërguarit të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, ku takoi kryetarin e PD, Lulzim Basha, kryeministrin Edi Rama dhe Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Në njoftimin e shpërndarë nga Ambasada thuhet se "Escobar vuri në dukje fokusin e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër korrupsionit, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor".

NJOFTIMI

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar vizitoi më 9 dhjetor Shqipërinë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama, Ministren e Jashtme Olta Xhaçka, kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe udhëheqës të tjerë. Gjatë takimeve të tij, Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar falënderoi Shqipërinë për partneritetin e saj të fortë me Shtetet e Bashkuara dhe rikonfirmoi mbështetjen e fortë të SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ai vuri në dukje fokusin e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër korrupsionit, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Escobar mirëpriti forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, bashkëpunimin tonë në fushën e mbrojtjes si aleatë të NATO-s dhe krijimin e më shumë mundësive për tregti dhe investime. Escobar mirëpriti gjithashtu punën e përbashkët midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë për integrimin rajonal dhe global – veçanërisht kur të dyja vendet do të shërbejmë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në 2022.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani09/12/2021 19:19

PERFAQESI ME TE SHPIFUR DHE ME NIVELIN ME TE ULET TE PERFAQESIMIT TE SHBA NE SHQIPERI NUK ESHTE PARE NE HISTORINE E AMERIKES!!! PERFAQESIA E SHBA: NJE AZIATIKE, NJE KOLUMBIAN DHE NJE INDIAN APO BANGLADESHAS (GABEL)!!! HAHAHAHAHAHAAAAAAA! CFARE PERFAQESIMI DHE CFARE PERFAQESUES QE KA SHBA NE SHQIPERI!!! KETU DUKET SE SA RENDESI KA SHQIPERIA PER SHBA!!! KETE SHBA DO TE BESOJME NE SHQIPTARET??!!! KJO ESHTE AMERIKA QE SHPRESOJNE SHQIPTARET??!! KINEZET E ZBULUAN AMERIKEN?? VETEM NE SHQIPERI I KUSHTOHET KAQ VEMENDJE DHE I JEPET RENDESI MAKSIMALE KETYRE ZYRTAREVE TE RENDOMTE AMERIKANE, SEPSE NE TE GJITHE EVROPEN DHE NE TE GJITHE BOTEN, PAS DESHTIMIT SPEKTAKOLAR NE AFGANISTAN, ME SHBA PO TALLIN BYTHEN, PO U NXJERRIN GJUHEN DHE PO GAJASET DYNJAJA!!! VETEM NE SHQIPTARET VAZHDOJME QE T'I QUAJME KETA DESHTAKE QESHARAKE, PERANDORI APO PERENDI!!

Shto koment

Denonco