Vizita e Escobar në Tiranë, Shameti: Escobar nuk mbajti anë politike, u tregua i kujdesshëm

Vizita e Escobar në Tiranë, Shameti: Escobar nuk mbajti anë politike, u tregua i kujdesshëm

18:30, 09/12/2021
A+ Aa A-

Gazetari Sokol Shameti, në intervistë me Skype në emisionin Task Force me moderatoren Sonila Meço në Syri Tv, foli për vizitën e sotme të Gabriel Escobar në Tiranë.

Shameti thekson se Escobar nuk mbajti anë politike në kryeqytetin shqiptar dhe u tregua i kujdesshëm në deklarata.

“Opozita e vendit është në krizë dhe Escobar nuk foli për këtë gjë. Takimi mes Escobar dhe Lulzim Bashës ka zgjatur vetëm 10 minuta e nuk e di si paskan folur kaq shumë.

Escobar ndoqi prortokollin, nuk bëri deklaratë, u tregua u balancuar. Besoj se dhe me Ramë bisedë reale ka bërë 10 minuta, se Rama 50 minutat e tjera i ka dekor. Lajmi i vërtetë është se ka Escobar thënë se SHBA do të mbajë raport me PD”, u shpreh Shameti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco