‘Verifikim elektronik për delegatët’/ Këlliçi: Berisha faktor bashkimi! Shkarkimi i Bashës i sigurt

‘Verifikim elektronik për delegatët’/ Këlliçi: Berisha faktor bashkimi! Shkarkimi i Bashës i sigurt

16:29, 09/12/2021
A+ Aa A-

Pikëpyetje mbi vërtetësinë e firmave për thirrjen e Kuvendit kombëtar të 11 dhjetori, do të marin përgjigjje, pasi delegatët do të jenë të ekspozuar në sytë e të gjithëve, duke u pozicionuar në tribunën kryesore të stadiumit ‘AirAlbania’.

Në një intervistë për A2, deputeti Këllici tregon si do të behët verifikimi i firmave për të garantuar vlefshmërinë e vendimmarrjes.

Këlliçi: Në tribunën kryesore do të jetë një vend vetëm për delegatët. Konfirmimi që do kenë delegatët është si asnjëherë më parë. Do kenë “badge” me emrin dhe funksionin, do kenë një “bar code” të skanur në mandatin e tyre. Kur pjesëmarrësit futen në takim në një tabelë, në një monitor të madh në stadium do të dalë numri i pjesëmarrësve dhe ne do të kuptojmë nëse kemi kuorumin dhe nëse e kemi, atëherë kuvendi është legjitim për të patur vendimmarrje.

Qëllimi kryesor i kuvendit do të jetë ndryshimi i statutit të partisë duke përfshirë të gjitha elementet e përmendura nga Sali Berisha gjatë turit të foltoreve, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e shkarkimit të Lulzim Bashës.

Këlliçi: Do të ketë rikthimin e referendumeve, rikthimi i primareve, nëse ditën e shtunë, unë jam i bindur që do të ndodhë, por nuk dua ta paragjykoj, do të ketë një kërkesë për shkarkimin e Bashes dhe kuvendi do të votojë pro.

Po çfarë e shtyn një të ri si Belind Këlliçi të mbështesë Sali Berishën?

Këlliçi: Berisha ka dhënë prova që di të bashkojë dhe të qëndrojë mbi fraksionet e partisë.

Këlliçi përjashtoi mundësinë e hapjes së një procesi gjyqësor për të zgjidhur ngërçin e krijuar brenda PD, me argumentin se askush nuk mund të dalë mbi vullnetin e institucionin më të lartë të partisë që, sipas tij, është kuvendi i 11 dhjetorit, i thirrur nga delegatët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco