VIDEO-SYRI TV/ Deklarohen më shumë se 4 mijë delegatë të Kuvendit të 11 dhjetorit

VIDEO-SYRI TV/ Deklarohen më shumë se 4 mijë delegatë të Kuvendit të 11 dhjetorit

16:05, 09/12/2021
A+ Aa A-

Shifra e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e kuvendit më datë 11 dhjetor ka kaluar mbi katër mijë. Këtë të enjte kanë pranuar t’u lexohen emrat para medieve dhe delegatët e Partisë Demokratike të Pogradecit, Maliqit dhe Kolonjës. Në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka, janë dorëzuar 4200 formularë, në një kohë që sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi ka kërkuar transparencë.

Nga SYRI TV

Emrat e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike  në datë 11 dhjetor, dhe që kanë pranuar t`u lexohen emrat publikisht, ka kaluar në mbi katër mijë. Këtë të enjte, përfaqësues dhe drejtues të Partisë Demokratike në degët e Pogradecit, Maliqit dhe Kolonjës, lexuan delegatët që kanë pranuar publikimin e emrave të tyre. Nënkryetari i degës së PD në Pogradec, Oligert Muçllari u shpreh se kanë firmosur 107 nga 155 delegatë që ka gjithsej kjo degë.

Sekretari i degës së Partisë Demokratike në Maliq, Nevjon Kodra u shpreh se kanë firmosur 69 nga 118 delegatë që kjo degë ka gjithsej.

Në degën e Kolonjës, sipas kryetarit të grupseksionit në Ersekë, Tomi Pashko, kanë firmosur 33 nga 49 delegatë që kjo degë kë gjithsej.

Në zyrën e kryetarit të Këshillit Edi Paloka janë dorëzuar 4200 formularë me firmat që kërkojnë kuvendin më datë 11 dhjetor, ndërsa procesi i mbledhjes së firmave ka vijuar edhe pas dorëzimit të formularëve në zyrën e Palokës.

Deklarimi publik me emër i delegatëve firmëtarë duket se hedh poshtë pretendimet e zyrtarëve të PD, që vazhdimisht kanë kërkuar transparencë për emrat dhe mënyrën e mbledhjes së firmave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco