Lisandër Hoxha shpërthen ndaj Bashës: Është oligark! Delegatët që kanë firmosur kanë të drejtë

Lisandër Hoxha shpërthen ndaj Bashës: Është oligark! Delegatët që kanë firmosur kanë të drejtë

23:16, 08/12/2021
A+ Aa A-

Ish nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisander Hoxha nuk i ka kursyer kritikat ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke e qujatur oligark.

Kjo deklaratë e Hoxhës në emisionin ‘Open’ ka sjellë debat me Roland Bejkon, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, i cili nuk e ka pranuar një akuzë të tillë për Bashën.

Hoxha: Luli është oligark, në këtë moment është jetike për të gjithë demokratët se çfarë është e drejta, është e drejtë e delegatëve që të thërrasin Kuvendin. Asnjë nuk kundërshton mbledhjen e firmave nga delegatët.

Kujtojmë se 8 dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë, i gjeti të ndarë demokratët, për herë të parë që prej krijimit të PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco