6 degë të tjera të PD publikojnë emrat, shkon në rreth 4 mijë numri i delegatëve të deklaruar publikisht

6 degë të tjera të PD publikojnë emrat, shkon në rreth 4 mijë numri i delegatëve të deklaruar publikisht

21:29, 08/12/2021
A+ Aa A-

Shifra e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e kuvendit më datë 11 dhjetor ka arritur në afër katër mijë. Këtë të mërkurë kanë pranuar t’u lexohen emrat para mediave dhe delegatët e Partisë Demokratike të Lezhës, Mirditës, Tepelenës, Memaliajt, Kukësit dhe Tropojës. Në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka, janë dorëzuar 4200 formularë, në një kohë që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka kërkuar transparencë.

Syri Tv

Emrat e delegatët që kanë firmosur për mbledhjen e kuvendit kombëtar më 11 dhjetor, dhe kanë pranuar t'u lexohet emri publikisht kanë arritur në rreth katër mijë. Këtë të mërkurë i janë shtuar listës edhe emrat e delegatëve të Lezhës, Mirditës, Tepelenës, Memaliajt, Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

Emrat janë lexuar nga përfaqësuesit e kryesisë së degëve para medieve, një proces transparence ky i cili ka si qëllim deklarimin publik të të gjithë atyre delegatëve që kërkojnë ndryshime statutore dhe nuk bien dakord me mënyrën se si e drejton Lulzim Basha partinë.

Por sipas përfaqësuesvetë degëve, procesi ka hasur dhe në probleme.

Në Tepelenë, kryetari i degës së PD atje po u bën presion delegatëve të firmosin për Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha më 18 dhjetor, ndërsa në Lezhë kundërshtohet drejtimi i degës lokale të PD nga deputeti Agron Gjermakaj.

Në zyrën e kryetarit të Këshillit Edi Paloka janë dorëzuar 4200 formularë me firmat që kërkojnë Kuvendin më datë 11 dhjetor.

Deklarimi publik me emër i delegatëve firmëtarë duket se hedh poshtë pretendimet e zyrtarëve të PD, që vazhdimisht kanë kërkuar transparencë për emrat dhe mënyrën e mbledhjes së firmave. 

Dega e PD në Kukës

Dega e PD në Has

 Dega e PD-së në Tepelenë dhe Berat

Dega e PD-së në Lezhë

Dega e PD në Mirditë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco