VIDEO/ 'Më ftoi Erlindi!' Të rinjtë zbulojnë vëllanë e Bashës, çoi te takimi nxënësit e shkollës së tij

VIDEO/ 'Më ftoi Erlindi!' Të rinjtë zbulojnë vëllanë e Bashës, çoi te takimi nxënësit e shkollës së tij

19:49, 08/12/2021
A+ Aa A-

Aktiviteti i Lulzim Bashës te ArTurbina në kuadër të Ditës së Rinisë dështoi që në nisje të tij. Shkak ka qenë mungesa e njerëzve për të mbushur karriget e sallës. 

Kjo pasi demokratët ishin me liderin historik Sali Berisha te busti i 'Heroit të Demokracisë', Azem Hajdari, në Qytetin Studenti. 

Por Basha kishte menduar një plan tjetër, në mungesë të demokratëve, siç edhe ndodhi. 

Vëllai i tij, i cili është pronar i një shkolle në Tiranë, ka organizuar disa nxënës, kryesisht gjimnazistë për të shkuar te takimi. 

Siç edhe u shprehën për Syri Tv, nxënësit pohojnë se i ka sjellë shkolla dhe mësuesit aty. 

Një prej adoleshentëve thotë se e ka ftuar 'Erlindi i shkollës'. Syri mësoi se 'Erlindi i shkollës' është Erlind Basha, vëllai i kryetarit aktual të PD, Lulzim Basha. 

Përdorimi i nxënësve të shkollave publike dhe private për aktivitete partiake është e palejueshme me ligj. 

Por edhe kjo shkelje ligjore nuk i vjen në ndihmë Lulzim Bashës për të mbushur karriget e një salle relativisht të vogël si ArTurbina. 

Ja si shprehen nxënësit për Syri Tv të pyetur se kush i kishte ftuar dhe çfarë dinin ata për Ditën e Rinisë:

Nxënëse: Nga mësuesit, nga shkolla. Jam 17 vjeçe, te shkolla 'Partizani'

Nxënës: S'e kam idenë fare, kot kam ardhur, tha një tjetër nxënës. 

Nxënës: Kam ardhur i ftuar nga Erlindi, i cili na tha që do të kujtojmë ditën e rinisë. 

Nxënës: Kam ardhur i ftuar (Kur pyetet se kush e ka ftuar nuk jep përgjigje). 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi09/12/2021 06:15

Na doli dhe nje pinxho me emrin Erlind. Erlindo mer pak Leksione nga kunati vellait tend, se ai eshte gogoli per kto pune sidomos me te fut doren ne xhep si hajdut Autobuzash. Erlindo kur ishte vellai jot kryetar Bashkie nuk mund ta leje dot makinen vetem edhe pse ishte e parkuar ne vende qe u lejonte parkingu të vinte Merimanga ( karroatreci kunatit )dhe neve rrinim si mut duke u sjell neper Tironsi koqe se sdinim ku ta kerkojshim makinen,pastaj ja morem doren i mesuam pikat e grumbullimit, u donte te paguaje 70,000 leke te burgu makinave qe te merje Mjetin tend. Shikoje sa te urryer e ke vellain jeni bo njerez te neveritshem por po te isha ne vendin tend do tu merja me Lulushin dhe jo me mbush Autobuzat me nxenes shkolle se Lul pordha eshte ne siklet, qenkeni fam degjenerume sdi cfare te them mo.

Besnik08/12/2021 22:41

Rradhes tjeter sillni edhe femijet e kopshteve. Degjenerim i plote i Bashes

sehiri08/12/2021 21:31

mund te kete te drejt Kastriot Myftari...! Keta s'ngjajn gjekundi me njeri tjetrin! Pune kopilash!

Shto koment

Denonco