Ilenja Mëhilli: Drejtuesit e PD sot nuk kanë ideale, vetëm Foltorja mund të ringrejë Partinë Demokratike

Ilenja Mëhilli: Drejtuesit e PD sot nuk kanë ideale, vetëm Foltorja mund të ringrejë Partinë Demokratike

18:15, 08/12/2021
A+ Aa A-

Avokatja dhe ish-studentja e Dhjetorit, Ilenja Mëhilli, e cila ka qenë protagoniste në ngjarjet e fillimit të demokracisë në vend, foli për zhvillimet në PD sot.

Mëhilli thekson se drejtuesit e PD sot nuk kanë ideale, duke shtuar se vetëm Foltorja mund të ringrejë Partinë Demokratike dhe kështu PD të mund të shpresojë që të vijë në pushtet, sepse me Bashën ka pasur vetëm dështime.

“Kush drejton PD sot nuk ka ideale. Shpresoja që të kishte rotacion, por nuk ndodhi. Mendoj se idealet janë dhe PD mund të riorganizohet dhe të shpresojë të fitojë zgjedhjet e ardhshme.

Berisha dha dorëheqjen kur humbi më 2013. Berisha është rikthyer tani, kur ka parë se PD është në gjendje aspak të mirë. Largimi i Sali Berishës nga Partia Demokratike ishte shumë ngjarje e rëndë. Jam shumë dakord me vendimet e Berishës, vetëm baza e PD mund të vendosë se kush do të drejtojë partinë”, deklaroi Ilenja Mëhilli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco