VIDEO/ ‘S’e dimë pse jemi këtu, na solli zysha’, 8 dhjetori i Bashës me adoleshentë ‘borxh’, salla sërish nuk mbushet

VIDEO/ ‘S’e dimë pse jemi këtu, na solli zysha’, 8 dhjetori i Bashës me adoleshentë ‘borxh’, salla sërish nuk mbushet

18:07, 08/12/2021
A+ Aa A-

Lulzim Basha duket se ka ndryshuar edhe traditën e përkujtimit të 8 dhjetorit në Qytet Studenti, shtëpinë ku nisi liria nga diktatura komuniste. Por veç vendit, Lulzim Basha duket se ka shenjuar këtë ditë me nxënës të detyruar nga mësuesit për të marë pjesë. Disa prej adoleshentëve pjesëmarrës deklaruan se ishin orientuar nga mësuesit ndërsa disa të tjerë edhe në përfundim nuk e kishin idenë se për çfarë ishin mbledhur. Strukturat e PD dështojnë sërish të mbushin sallën e vogël të ArTurbina. 

SYRI TV

Ndryshe nga çdo vit i shkuar, siç tradicionalisht ka kujtuar 8 dhjetorin Partia Demokratike në Qytet Studenti, Lulzim Basha këtë herë zgjodhi që të mbajë takimin te ArTurbina.

Por duket se jo vetëm vendi, por edhe pjesmarrësit në këtë takim ishin përzgjedhur nga Basha.

Nxënësve nga shkolla të ndryshme të kryeqytetit u është kërkuar nga mësuesit që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti.

Janë vetë adoleshentët që konfirmojnë këtë ndërsa ka edhe nga ata që shprehen se as që e kanë idenë ç'është 8 dhjetori, por kanë ndjekur udhëzimet për të qenë në sallë. 

E ndërsa Basha vetë në fjalën e tij u kujdes të thoshte se ishte i ftuar në këtë aktivitet, duket se të pranishmit e kanë nxjerrë zbuluar pasi kanë qenë bashkëpunëtorët e tij që janë kujdesur edhe për të sjellë në takim nxënës nga shkollat, duke përdorur mësuesit, që me ligj është e ndaluar.   

Ja si shprehen të rinjtë për Syri Tv: 

Megjithatë, edhe pse PD numëron në të gjithë vendin 251 seksione, grupseksone dhe struktura drejtuese në tërësi, sërish nuk është arritur të mbushet salla e ArTurbina. Një sallë relativisht e vogël, por që binin në sy karriget bosh gjatë aktivitetit të Lulzim Bashës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco