Banorët e Laprakës në protestë: Po mbetemi në qiell të hapur, duam dëmshpërblim me vlerën e tregut

Banorët e Laprakës në protestë: Po mbetemi në qiell të hapur, duam dëmshpërblim me vlerën e tregut

17:37, 08/12/2021
A+ Aa A-

Banorët e Laprakës janë ngritur në protestë sërish, kundër shembjes së shtëpive të tyre, duke sfiduar edhe temperaturat e ulëta të dimrit.

Qytetarët deklarojnë se nëse ndodh shembja e shtëpive të tyre ata mbeten në qiell të hapur, ndërsa kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut.

Aktivisti Bled Marku u shpreh se qeveria po shemb ndërtesa të qytetarëve, ndërsa tek Unaza ka një skandal korruptiv të paparë qeveritar.

“Shteti nuk mendon sesi do të trajtohen qytetarët, që mund të mbeten pa shtëpi, pasi keni ndërmend t’i shembni. Nuk keni menduar për trajtimin e njerëzve, që mund të ngelin në qiell të hapur dhe flisni me pompozitet të madh për luftën ndaj korrupsionit.

Njerëzit kanë provuar tërmetin, por tashmë po provojnë edhe një tërmet tjetër njerëzor, një tërmet tjetër korruptiv, që po vjen në këtë zonë. Është Unaza, ku planifikohen të shemben afër 700 banesa. Qeveria të mendojë për dëmshpërblim një më një të familjeve që ngelen në qiell të hapur”, deklaroi Bled Marku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco