Musai: Po humbet identiteti. Godina nuk rezulton me dokumenta si e dëmtuar nga tërmeti...

Musai: Po humbet identiteti. Godina nuk rezulton me dokumenta si e dëmtuar nga tërmeti...

17:35, 08/12/2021
A+ Aa A-

E ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, arkitektja dhe aktivistja Dorina Musai ka hedhur akuza në drejtim të Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Tiranë për prishjen e paligjshme që po i bëjnë godinës shtatë katëshe e cila është Monument Kulture.

Musaj: Kemi humbje të identitetit. Po goditet identiteti dhe ëshë fjalë e madhe të themi po e godet shteti pasi shteti është rrëmbyer dhe kemi të bëjmë uzurpim të institucioneve nga njerëz që nuk respektojnë ligjet dhe rregullat në mënyrë autoritare.

Objekti nuk është në asnjë listë zyrtare transparente që ne posedojmë që objekti është prishur nga tërmeti, nuk ekziston asnjë dokument nga grupet e specializuara në kohën që janë bërë inspektimet. Se çfarë kanë bërë në zyra të mbyllura nuk e dimë. Aq më tepër që bëhet fjalë për një akt të nënshkruar nga një individ që nuk jeton më, pra mund të jetë falsifikuar dhe mund të jetë bërë çdo gjë. Nuk dimë asgjë dhe as nuk e kemi në dispozicion. Nuk ekziston asnjë dokument në asnjë institucion por shembja e godinës vazhdon dhe në objekt nuk ka asnjë projekt asnjë tabelë dhe nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me këtë objekt. IKMT-ja duhet të shkojë menjëherë dhe të vijojë me procedurat për të bllokuar punimet. Nëse një qytetar do të ndërtojë dhe nuk vendos asnjë tabelë ai procedohet sipas ligjit. Monumenti është i mbrojtur me ligj.

Ministria e Kulturës duhet të dalë dhe të sqarojë çfarë po ndodh pasi duhet ta mbrojë godinën nga forma, nuk mund ti cenohet fasada. Objekti po shembet me matrapik duke prishur soletën. Kanë bllokuar eksesin në godinë dhe po e prishin ditën për diell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco