VIDEO-SYRI TV/ Mbyllja e rrugëve dalëse në autostrada, sipërmarrësit në Lushnje: Do falimentojmë

VIDEO-SYRI TV/ Mbyllja e rrugëve dalëse në autostrada, sipërmarrësit në Lushnje: Do falimentojmë

16:54, 08/12/2021
A+ Aa A-

Qindra sipërmarrës dhe banorë që preken nga mbyllja e rrugëve dalëse në autostradën Lushnje-Fier, protestuan kundër këtij aksionit të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Bizneset kërkojnë ndërtimin e rrugës dytësore, për të vijuar aktivitetin. Protesta u mbështet nga deputetët e PD Luan Baçi dhe Saimir Korreshi, të cilët deklaruan se vendimi i ARRSH-s është për interesa korruptive.

Nga SYRI TV

Sipërmarrës dhe banorë që preken nga mbyllja e rrugëve dalëse në autostrada, përgjatë aksit Lushnje-Fier, protestuan këtë të mërkurë duke kundërshtuar aksionin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Bizneset dhe banorët kërkojnë ndërtimin e rrugës dytësore, e cila do t`u mundësonte atyre vijimin normalisht të aktivitetit ekonomik dhe jetësor.

Banorët kundërshtojnë dhe tarifën e vendosur nga ARRSH për t`u pajisur me leje për rrugët dalëse në autostrada, pasi sipas tyre është kosto e lartë.

Këtë tarifë, deputetit i Fierit Luan Baçi, i cili mbështeti protestën e bizneseve dhe banorëve, e cilësoi si korruptive.

Në mbështetje të protestës ishte dhe deputeti tjetër demokrat, Saimir Korreshi, i cili kërkoi interpelancë në kuvend për këtë çështje.

Prej disa ditësh, autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur aksionin për mbylljen e rrugëve hyrëse dhe dalëse që bizneset përdorin përgjatë akseve kombëtare.

Sipas ARRSH janë mbi 1500 nyje të paligjshme që do të mbyllen, ndërkohë që bizneset e interesuara duhet të pajisen me leje nëpërmjet E-albania, kostoja e të cilës, sipas bizneseve, shkon deri në 30 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco