Garo: Në Kuvendin e Rithemelimit, fatin e Partisë Demokratike do e marrë në dorë anëtarësia!

Garo: Në Kuvendin e Rithemelimit, fatin e Partisë Demokratike do e marrë në dorë anëtarësia!

16:39, 08/12/2021
A+ Aa A-

Drejtoresha e komunikimit të ‘Foltores’ Floriana Garo ka njoftuar se Kuvendi i 11 dhjetorit do të nisë në stadiumin Air Albania dhe do të përfundojë në selinë e PD. 

Në një intervistë për Ora News, ajo u shpreh se Kuvendi do të nisë rreth orës 10:00, fillimisht me verifikimin e firmave të delegatëve, duke theksuar se qëllimi është që të sigurohet sa më shumë transparencë për median dhe anëtarët.

Garo: Do mbahet në Air Albania, do të nisë rreth në orën 10. Janë mbledhur rreth 5200 firma të delegatëve. Delegatët që kanë firmosur do të jenë në një zonë krejtësisht të veçuar nga pjesa tjetër e simpatizantëve, anëtarëve dhe të gjithë atyre që duan të jenë prezent. Kuvendi do të nisë në Air Albania dhe do të përfundojë në selinë e PD-së. Duam t’i sigurojmë sa më shumë transparencë medieve dhe anëtarëve.

Gjithashtu Garo, deklaroi se nuk do të ketë Foltore deri të shtunën e 11 dhjetorit dhe se të gjitha vendimet do të merren në Kuvendin Kombëtar, duke theksuar se pas 11 dhjetorit nuk do jetë më dy grupime të Partisë Demokratike.

Garo: Të gjitha vendimet do të merren në Kuvend. Qëllimi ynë është të shkojmë në selinë e PD. Por vendimet do të merren në Kuvend. Ky Kuvend do shprehë vullnetin e demokratëve, vullnetin e anëtarësisë. Anëtarësia po merr në dorë fatin e partisë. Pas 11 dhjetorit nuk do ketë më dy grupime, por do ketë vetëm një Parti Demokratike, që shpreh vullnetin e demokratëve, që shpreh vullnetin a anëtarësie.  Nuk do ketë më dy grupime të Partisë Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Iliri08/12/2021 16:53

Do pergatitet Policia e Ushtria nese hyni me dhune do behet nami do perdorim dhe ne dhune kundra jush

Shto koment

Denonco