Dërgimi i ‘shpifjes’ në Paris-‘çështje personale’ dhe ‘foltoret’ në Shqipëri-‘çështje me interes publik’...?!

Dërgimi i ‘shpifjes’ në Paris-‘çështje personale’ dhe ‘foltoret’ në Shqipëri-‘çështje me interes publik’...?!

16:42, 08/12/2021
A+ Aa A-

Nga Kastriot Islami

Pas përcaktimit të sekretarit të DASH, Sali Berisha reagoi menjëherë, duke deklaruar se

përcaktimi ‘ineligible’ i tij, pra i ‘papërshtatshëm’ për tu futur në SHBA është çështje e brendshme dhe e drejtë e SHBA, pa asnjë hapësirë për të ndërhyrë e për ta kundërshtuar dhe;

duke dërguar përmes avokatit të tij, në Gjykatën Administrative të Parisit, sekretarin e DASH, vetëm për shpifje për argumentin e përdorur në këtë rast, ‘implikim në korrupsion madhor’ si ish-kryeministër i Shqipërisë.

Këtë veprim të tij, pra dërgimin e sekretarit të DASH për ‘shpifje’, Sali Berisha e cilësoi ‘çështje të tij personale’ që do të ndiqte vetë privatisht, pa implikuar në asnjë rast PD dhe pa përdorur në asnjë rrethanë faktin e të qenit deputet i KUVENDIT të Shqipërisë.

Sipas Berishës dërgimi i ‘shpifjes’ së bërë nga Sekretari i DASH në Gjykatën e Parisit, do të cilësohej e do të mbetej një ‘çështje e tij personale’, duke i qëndruar me vendosmëri deri në fund këtij përcaktimi.

Pa kaluar disa ditë nga ‘përcaktimi ineligible’ i sekretarit të DASH, pas një takimi në SHQUP me ambasadorin Riker, në prani të ambasadores Kim dhe në prezencë të Gazment Bardhit e Jorida Tabakut (që cilësohen si ‘dëshmitarë’ në takim), Kryetari i PD do të deklaronte aktin personal gojor (s’ka ende një vendim të shkruar apo qëndrim të zbardhur) të përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD me ‘deklarimin’ se një ‘kërkesë’ e tillë (edhe kjo s’është as e provuar dhe as e zbardhur/arshivuar nga zyrtarët e PD) i ishte bërë nga ambasadori Riker gjatë takimit në SHQUP, që është thënë publikisht s’kishte pranuar asnjë lloj negocimi (https://albaniandailynews.com/news/basha-explains-to-dp-group-why-berisha-was-excluded) ... Ndërkohë në njoftimin e ambasadës së SHBA për takimin në SHQUP, në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Tiranë, s’bëhet fjalë fare për këtë ‘kërkesë’ të zotit Riker drejtuar kryetarit të PD (https://al.usembassy.gov/sq/vizita-e-sekretarit-te-shtetit-ne-detyre-philip-t-reeker-ne-tirane/).

Aktit personal gojor e antiligjor të Bashës, për përjashtim nga grupi nga grupi parlamentar i PD, Berisha do ti përgjigjej menjëherë në një dalje televizive (https://www.dw.com/sq/tiran%C3%AB-basha-p%C3%ABrjashton-berish%C3%ABn-nga-grupi-parlamentar-i-pd/a-59139193) duke deklaruar se ‘vendimi (në fakt akti gojor) është jashtë çdo norme statutore e ligjore... një vendim me efekt nul...’. Berisha u shpreh po ashtu me këtë rast, se ‘akti i Bashës është asgjësim i kësaj partie si opozitë sovrane...’ duke shtuar se ‘...me këtë vendim për interesat e veta Basha i jep goditjen më të madhe PD dhe Shqipërisë, duke e kthyer PD në një opozitë fasadë. Basha duhet të jepte dorëheqjen para se ta merrte këtë vendim. PD sot s’është gjë tjetër vetëm një satelit i Edi Ramës’...

 Veprimet e mëtejshme, Berisha, ‘në mbrojtje të dinjitetit e sovranitetit të votës së lirë, të PD dhe Shqipërisë’ do ti kryente permes ‘foltores’, pra përmes takimeve me demokratët në të gjithë vendin, duke deklaruar se po mbronte interesin publik, dinjitetin e sovranitetin e votës së lirë, sovranitetin e PD dhe të gjithë Shqipërisë. Pra ‘foltorja’ s’do të ishte më një veprim personal i Sali Berishës por një lëvizje për të mbrojtur interesin publik, më konkretisht dinjitetin e votës së lirë, pluralizimin dhe sovranitetin e PD e të Shqipërisë.

 Nga kjo analizë, janë të qarta dy aspektet e ndara të reagimit të Berishës, përkatësisht pas përcaktimit ‘ineligible nga Sekretari i DASH’ dhe aktit të ‘dyshimtë’ të Bashës për përjashtimin e tij nga grupi i PD:

aspekti i parë, si një çështje e tij personale, pa implikuar fare PD e zgjedhësit/anëtarët e PD, dërgimin për shpifje në Gjykatën e Parisit të sekretarit të DASH ‘pas përcaktimit të Sali Berishës si ineligible për tu futur në SHBA’;

aspekti i dytë, ‘akti antiligjor i Bashës’ për përjashtimin e tij nga grupi i PD, pa transparencë e në dhunim të statutit/akteve ligjore, si një çështje me interes publik, që prek dinjitetin e sovranitetin e votës së lirë, pluralizmin, sovranitetin e PD e të gjithë Shqipërisë, natyrisht pa mohuar që kjo prek rëndë dinjitetin e tij e të familjes së tij.

Për shumicën e demokratëve shqiptarë ky dallim duket tashmë evident, të cilët jo vetëm s’kanë më asnjë dyshim por as mundet më të ‘turbullohen’ nga propaganda e të gjithë e atyre që sponsorizohen nga paratë e pista të korrupsionit, krimit e të trafiqeve, pra nga përfaqësuesit e aleancës së qelbësirave dhe atyre të rreshtuar me ta... ‘Foltoret’ e kanë provuar, por duhet pritur Kuvendi i 11 dhjetorit dhe zhvillimet pas tij...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco