Në 1 vjetorin e vrasjes së Klodian Rashës, ministrja Bora Muzhaqi është pyetur nga gazetarët se çfarë do të bëjë qeveria për mbrojtjen e të rinjve. Por ministrja dha një përgjigje konfuze dhe të paqartë sa i përket mbrojtjes së jetës së të rinjve.
Nga SYRI TV
Këtë të mërkurë në Tiranë është mbajtur Ministeriali Rajonal për Rininë dhe Arsimin, ku të ftuar ishin Ministrat e Arsimit dhe të Rinisë nga Ballkani Perëndimor. Fokus i këtij takimi ishte largimi masiv i të rinjve nga Ballkani, dhe çfarë duhet të bëhet për ti mbajtur ata të fokusuar.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe ministrja e shtetit për të rinjtë dhe fëmijët, Bora Muzhaqi. Ajo u shpreh se Shqipëria për herë të parë ka një ministri të gjithën dedikuar të rinjve.
Por ky delir i ministres Muzhaqi u ndërpre nga gazetarë, të cilët e pyetën se çfarë ka në plan ministria e saj për të mbrojtur të rinjtë, 1 vit pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdari.
Përgjigja e ministres në lidhje me këtë çështje mbetet e paqartë.
Kjo nuk është hera e parë që ministrja Bora Muzhaqi jep përgjigje konfuze për çështjet që i përkasin kompetencave të saj.
© SYRI.net