Deputeti i Bashës humb qetësinë, kërcënon komentuesin: Do ta zgjidhim hallin tënd ...

Deputeti i Bashës humb qetësinë, kërcënon komentuesin: Do ta zgjidhim hallin tënd ...

14:30, 08/12/2021
A+ Aa A-

Deputeti i Lulzim Bashës, Kreshnik Çollaku ka qenë protagonist ditët e fundit, për shkak të qëndrimeve të tij kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, Foltores dhe mbështetësve të tij.

Fillimisht e quajti ‘Foltoren’ strukturë paralele të ngjashme me serbët në veri të Kosovës.

Pasi lajmi mori dhenë, Çollaku e fshiu postimin, por sqarimi që bëri e ngarkoi atë dyfish fajtor pasi nuk kërkoi ndjesë për fyerjet.

Ndërkohë dje në mbrëmje Kreshnik Çollaku shkoi përtej çdo limiti të etikës së të shprehurit. Ai postoi në Instagram një foto me tre majmunë të cilët zinin gojën, sytë dhe veshët. 

Mesazhi i tij u interpretua sërish si fyes për demokratët. Në reagimin e radhës përsëri Kreshnik Çollaku nuk kërkoi ndjesë për iu lëshua me akuza SYRI-t.

Sot Kreshnik Çollaku ka arritur në një tjetër nivel, edhe pse kemi të bëjmë me një deputet të Kuvendit të Shqipërisë. Fjalor tipik rruge dhe kanosës, i denjë për t’u marrë në hetim nga organet ligjzbatuese.

Deputeti i listës së Qarkut Dibër, përfaqësues i Rrethit Mat, ka zgjedhur të kërcënojë ata që mendojnë ndryshe nga ai.

Ja kërcënimet e Çollakut ndaj një qytetari në Facebook:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agimi09/12/2021 14:38

Po Ben trimin ky lapanjozi ,kokelopa dhe trashamaku! Po kush e Ruan per ty o lamash. Me budallenjte nuk meret askush ,maksimumi I bejne shuren.

Skrapari08/12/2021 18:17

O kresho o fytyre salduar! Po kush pjerdh je apo sje o injorant. Gatitu se ne 12dhjetor zvarre do te heqim ty dhe gjithe kriptokomunistet. O LEGEN.

Shto koment

Denonco