Demokratët e Lezhës kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit të 11 dhjetorit.
Dega e PD-së në këtë qytet ka bërë publik sot emrat e firmëtarëve që i janë bashkuar 11 dhjetorit.
Nënkryetarja e PD-së së Lezhës, Zurafete Kulli e cila lexoi dhe emrat, bëri të ditur se gjithsej janë 168 delegatë.
Sipas saj, 114 delegatë kanë firmosur për të thirrur Kuvendin, ose thënë ndryshe, 68 për qind e delegatëve lezhjanë të PD-së do ti bashkohen në 11 dhjetorit.
© SYRI.net