Fyerje për '8 Dhjetorin' dhe Teatrin Kombëtar, Basha shkon te ArTurbina e Ramës

Fyerje për '8 Dhjetorin' dhe Teatrin Kombëtar, Basha shkon te ArTurbina e Ramës

12:19, 08/12/2021
A+ Aa A-

Ditën e ‘8 dhjetorit’, kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lajmëroi se do të ishte në një takim të organizuar për këtë qëllim.

Edhe pse shumë të ftuarit në këtë ceremoni nuk kishin lidhje me këtë datë të rëndësishme, nuk ishte kjo që ra shumë në sy.

Mbi të gjitha ishte interesant fakti se takimi zhvillohej te ArTurbina, teatri që ndërtoi Edi Rama për të zëvendësuar Teatrin Kombëtar.

Kjo është një fyerje ndaj një prej akteve më mizore dhe më antidemokratike të qeverisjes së Edi Ramës, atij të shembjes së Teatrit Kombëtar. Ky fakt nuk kaloi pa u komentuar edhe në median sociale.

Prania te ArTurbina ishte edhe më e rëndë pasi shembja e Teatrit Kombëtar shihet si simbol i shembjes sërish të pluralizmit demokratik.

Kujtojmë se PD u angazhua në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe deklaroi se nuk do lejojë shembjen.

Ndërkohë, para pak ditësh mediat raportonin se puna artistike në teatrin e Edi Ramës, të quajtur ArTurbina, nuk po ecte mirë. Ky shihej si një mallkim për shembjen e Teatrit Kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco