Meta: Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa, ta kthejmë në shinat e demokracisë

Meta: Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa, ta kthejmë në shinat e demokracisë

11:34, 08/12/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 31-vjetorin e lëvizjes studentore. Ai ka kryer homazhe në bustin e Azem Hajdarit në Qytetin Studenti. Në një deklaratë për mediat ai tha se tashmë është koha për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa dhe për ta rikthyer vendin në shinat e demokracisë dhe pluralizmit. Për këtë ai u bëri thirrje studentëve që të marrin në dorë udhëheqjen e proceseve demokratike në vend dhe 

‘Ishte një detyrim për të qenë sot këtu në këtë shesh të Qytetit Studenti në këtë shesh të demokracisë, ku thirrjet liri, demokraci oshëtinë plot guxim e pa frikë në Shqipëri së bashku me moton:

E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Jam këtu për të nderuar lëvizjen studentore dhe heroin e demokracisë Azem Hajdari, i cili pati një rol kyç vullkanizues në ato momente kritike të Shqipërisë dhe studentëve të tjerë që dhanë jetën për demokracinë si Arben Broci dhe shumë të tjerë që nuk tradhtuan idealet e dhjetorit. Tani është koha për një thirrje tjetër;

Ta bëjmë si gjithë Europa e ta rikthejmë në shinat e demokracisë të drejtave të njeriut dhe të garantojmë të ardhmen europiane të vendit larg çdo pikëpyetjeje dhe alternative boshe. Përshëndetje për banorët e Qytetit Studenti.

Ne presim shumë prej tyre dhe ata duhet të marrin në dorë udhëheqjen e proceseve demokratizuese në Shqipëri se guximi dhe përgjegjshmëria  e tyre për të ardhmen janë të pazëvendësueshme dhe do të kenë mbështetjen time në çdo kohë’.

Ai nuk dha asnjë koment në lidhje me festimet e ndara të Partisë Demokratike për këtë ditë, por theksoi se komentoi e rëndësishme është që liria, demokracia e pluralizmi të kthehen në shina të qëndrueshme tani.

 ‘Nuk jam për çështje të tilla e rëndësishme është liria, demokracia e pluralzimi të kthehen në shina të qëndrueshme dhe vota e lirë gjithwpërfshirja mbeten vendimtare në këtë proces dhe në fund; liri, demokraci jo më vonë po tani’.

I pyetur në lidhje me hapin e radhës për zgjedhjet e 30 qershorit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Meta njoftoi se do të jetë në dispozicion të pyetjeve të gazetarëve në një kohë tjetër.

‘Nuk dua këtë moment ta shfokusoj me çështje të tjera. Do të jem në dispozicion për këtë çështje që ju të më bëni pyetje dhe dua të që të përqendroheni te qëndrimi zyrtar i presidencës’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco