VIDEO-SYRI TV/ Bylykbashi: Lidershipi i PD, fajtor për ’30 qershorin’

VIDEO-SYRI TV/ Bylykbashi: Lidershipi i PD, fajtor për ’30 qershorin’

09:33, 08/12/2021
A+ Aa A-

Legjitimimi i zgjedhjeve vendore të vitit 2019 ka sjellë reagime të shumta në politikën shqiptare. Deputeti i partisë demokratike Oerd Bylykbashi i ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv ka deklaruar se fajtor për 30 qershorin është lidershipi i PD. Bylykbashi ka folur edhe për statutin e ri që do të votohet me 11 dhjetor, i cili do t’i heqë kompetencat absolute kryetarit

Vendimi i Gjykatës kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019 sipas deputetit të Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ishte një vendim i pritur.

Për bojkotin e zgjedhjeve Oerd Bylykbashi fajëson lidershipin demokrat.

Bylykbashi foli edhe për premtimin e fillimi të protestave për 25 prillin, protesta të cilat nuk filluan kurrë.

Për Kuvendin e 11 dhjetorit, deputeti Bylykbashi bëri edhe një prezantim se si do të veprohet me statutin e ri që do ndryshohet me votat e delegatëve, të cilët kanë firmosur për të qenë prezent në kuvendin kombëtar.

Bylykbashi riktheu në vëmendje atë çfarë ka deklaruar edhe lideri historik i Partisë Demokratike zoti Sali Berisha për rikthimin e primareve, duke e cilësuar si një element të rëndësishëm për të rikthyer Partinë demokratike në shina dhe për ta sjellë atë në pushtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco