Ambasada e SHBA uron 8 Dhjetorin: Krenarë që kemi qëndruar në krah të popullit shqiptar

Ambasada e SHBA uron 8 Dhjetorin: Krenarë që kemi qëndruar në krah të popullit shqiptar

09:23, 08/12/2021
A+ Aa A-

Në ditën e Rinisë, Ambasada amerikane në Shqipëri ka theksuar dhe njëherë krenarinë që ka qëndruar në krah të popullit shqiptar që nga rënia e komunizmit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ambasada nderon studentët guximtarët të cilët 31 vjet më parë protestuan kundër regjimit më mizor të Evropës dhe sollën fillimin e një epoke të re.

"Sot, ne nderojmë studentët guximtarë të cilët 31 vjet më parë protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës, duke kërkuar fundin e komunizmit dhe fillimin e një epoke të re lirie, pluralizmi, ekonomie tregu, lirie fetare dhe lirie të fjalës. Ata kërkuan një Shqipëri “si gjithë Europa”. Ne jemi krenarë që kemi qëndruar në krah të popullit shqiptar atëherë dhe do të qëndrojmë krah tij ndërsa ata përqafojnë të ardhmen."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES11/12/2021 15:36

NUK KA TURP ME TE MADH DHE AKT ME QESHARAK PER AMBASADEN E SHBA QE NGA NJERA ANE SHPALL NON-GRATA THEMELUESIN DHE SIMBOLIN E DEMOKRACISE DR. PROF. SALI BERISHEN DHE NGA ANA TJETER URON 8-DHJETORIN!!! NA HENGESH MUTIN TE GJITHE DEMOKRATEVE MOJ AMBASADE SOROSIANE E SHBA!!!

Shto koment

Denonco