Shano: Shqipëria peng i mandatit të pakufizuar të kryetarit! Zgjidhja për Bashën vetëm dorëheqja

Shano: Shqipëria peng i mandatit të pakufizuar të kryetarit! Zgjidhja për Bashën vetëm dorëheqja

21:19, 07/12/2021
A+ Aa A-

I ftuar në A Show me Adi Krasta në SYRI TV, analisti Dritan Shano ka komentuar zhvillimet e fundit në PD dhe organizimin e Kuvendit Kombëtar në 11 Dhjetor.

Analisti Shano theksoi se problemi i Shqiëprisë janë kryetarët me mandat të pakufizuar, të cilët e ndalojnë vendin të eci para dhe të zhvillohet.

Gjithashtu Shaho ka dhënë edhe një zgjdhje për gjendjen aktuale në PD, ku sipas tij Lulzim Basha duhet të dorëhiqet që situata të vijojë.

Krasta: Nëse do ishte në vend të Lulzim Bashës, kryetar partie një tjetër person dhe të fitonte zgjedhjet apo të kishte një respekt të madhe brenda partisë, po të kishte qënë një person tjetër, ti vet do kishe shkuar në Kuvendin e jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit?

Shano: Unë jam kundër personalizimit të politikës Adi.

Krasta: Ti je kundër Çërçillit, Kromuellit, Stalint dhe të jap të drejtë, qoftë edhe Dragit, Merkel?

Shano: Më tepër se kushdo tjerët që përmende kanë dhënë një shembull mjaft të keq në Ballkan. Por atje mekanizmat e ‘chek and balance’ funksionon. Dhe Gjermani ka ç’të shesë dhe jo të blejë në këtë drejtim. Mbi kokën e tyre qëndron një e shkuar e tmerrshme dhe ata i druhen ti ngjajnë sadopak Adolfit të para 50 viteve.

Që para se të bëhej gara e parë në vitin 2013 pas humbjes së zgjedhjeve, në 13 korrik kam shkruar për një PD më të madhe se kryetari. Sepse në një shoqëri me trashëgimi osmano-komuniste, personalizimi i politikës është një fatkeqësi shumë e madhe.

Kjo më çon në përkufizimin përhershmërisë të kryetarëve, apo nevojës që ka Shqipëria për mandatin e kryetarëve si zgjidhja e nyjes gordiane të së keqës. Është kjo nyje e mandatit të pakufizuar të kryetarëve që e mban Shqipërinë në rendin feudal dhe nuk e lë të zhvillohet ekonomikisht, politikisht të organizohet dhe të bëhet një vend europian.

Krasta: Nëse do ishe një këshilltar i Bashës në këto momente, çfarë do i sygjerojë një këshillë të mençur?

Shano: Të gjithë njerëzit aktiv në politikë janë këshilltarë të kryetarit. Të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar janë këshilltarë. Por këta nuk dëgjohen ky është problemi. Por për mua zgjidhja për Bashën është dorëheqja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco