Manjani për Kuvendin e 11 dhjetorit: Basha dhe lidershipi i PD s’kanë legjitimitet, shumica e ka marrë vendimin e vet

Manjani për Kuvendin e 11 dhjetorit: Basha dhe lidershipi i PD s’kanë legjitimitet, shumica e ka marrë vendimin e vet

21:11, 07/12/2021
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i ftuar në emisionin A Show të moderatorit Adi Krasta në Syri Tv, foli për Kuvendin e 11 dhjetorit, që do mblidhet nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Manjani theksoi se Basha dhe lidershipi aktual në PD e kanë humbur legjitimitetin, duke shtuar se shumica e anëtarëve në PD tashmë e kanë marrë vendimin.

Ai shtoi se Basha duhet të japë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike.

“Basha dhe forumi drejtues nuk kanë legjitimitet, sepse kemi vetëmbledhje. I bëj thirrje Bashës që të ikë si kryetar i PD, por mos ikë nga PD. Të mos çojë situatat në ekstrem.

Nëse çon gjërat në tension, do fitojë ose njëri ose tjetri. E me shumë gjasa, shumica e ka marrë vendimin e vet”, u shpreh Manjani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco