Manjani: Kim të tregojë sa viza ka lëshuar për afganët, mos të merret me punët e brendshme të vendit tonë

Manjani: Kim të tregojë sa viza ka lëshuar për afganët, mos të merret me punët e brendshme të vendit tonë

21:03, 07/12/2021
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i ftuar në emisionin A Show në Syri Tv të moderatorit Adi Krasta, foli për faktin se ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim pati premtuar se do e zgjidhë siç duhet evakuuimin e afganëve.

Manjani theksoi se Kim duhet të merret pikërisht me këtë çështje e të ngjashme që i takojnë asaj, e mos merret me punët e PD apo të Shqipërisë, që nuk i takojnë.

“Nuk e vlerësoj vizitën e Escobar, nuk do zgjidhë asgjë, as demokracinë. Ambasadorja amerikane na ka thënë se do mbajmë disa afganë që do ikin në SHBA. Ambasadorja të na thotë sa vetë prej afganëve kanë marrë viza. Kim të shohë punët e veta.

Sa viza ka lëshuar të na tregojë, kaq. Ajo duhet të lëshojë vizat dhe të evakuojë njerëzit që na ka sjellë njerëzit këtu, nuk ka punë as me PD dhe as me shtetin shqiptar”, u shpreh Manjani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco