Ironia/ Paloka: Që kur larguam Berishën u rrit ndjeshëm mbështetja ndaj PD! Shikoni si goditet Rama në SHBA

Ironia/ Paloka: Që kur larguam Berishën u rrit ndjeshëm mbështetja ndaj PD! Shikoni si goditet Rama në SHBA

20:07, 07/12/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka ironizuar deklaratat e zyrtarëve të PD të emëruar nga Basha se pas largimit të Berishës është rritur në mënyrë të padëgjuar mbështetja ndërkombëtare ndaj PD dhe qeveritarët e korruptuar të rilindjes nuk po dinë ku të fusin kokën nga goditjet që po marin.

Duke i’u referuar vizitës së Ramës ditën e sotme në SHBA dhe takimit me Hilari Klinton, Paloka vazhdon ironinë duke e komentuar se është në pritje të shpalljes ‘non grata’ si kryeministri i qeverisë më të korruptuar në Ballkan dhe Evropë.

Gjithashtu Paloka ka dy fjalë edhe për kolegët duke i kërkuar të mos përhapin më mjegullnajë të dëmshme për demokratët me përralla që as vetë nuk i besojnë.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

Nga 9 shtatori , kur larguam Berishen e ne vazhdim , eshte “rritur” ne menyre te padegjuar mbeshtetja nderkombetare per PD , ndersa qeveritaret e korruptuar te “rilindjes” nuk po dijne ku te fusin koken nga goditjet qe po marrin…!

Ja Rama , ne pritje te shpalljes “non grata” si kryeministri i qeverise me te korruptuar ne Ballkan dhe Evrope … !

Dhe dy fjale per disa koleget e mi:

Mjaft perhapet mjegull te demshme per  demokratet ! Te pakten per dinjitetin tuaj mos vazhdoni te dilni neper studio e te deklaroni perralla qe nuk i besoni as vete ! Shpallja “non grata” e Berishes, eshte nje akt politik i ndermarre nepermjet lobimit , per te goditur PD dhe per te ndihmuar Ramen e jo anasjelltas ! 9 shtatori i vuri vulen ketij akti!

Kjo eshte e verteta dhe provat per kete jane te perditeshme, i keni perpara syve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco