Bojkoti i 30 qershorit/ Bylykbashi: PD do fitonte 50% të bashkive, Basha gaboi

Bojkoti i 30 qershorit/ Bylykbashi: PD do fitonte 50% të bashkive, Basha gaboi

18:34, 07/12/2021
A+ Aa A-

Oerd Bylykbashi fajëson lidershipin demokrat për bojkotin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. 

Në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, Bylykbashi tha se nëse PD do të hynte në zgjedhje, do të kishte fituar deri 50% të bashkive. 

Shumë vendime strategjike në PD, thotë Bylykbashi, janë marrë në mënyrë të gabuar duke u kthyer në kosto për këtë forcë politike.  

"Ne dështuam në 2019 që ta çonim ne përpara këtë çështje, ta çonim ne përpara Gjykatës Kushtetuese. I pari që ka përgjegjësi në këtë histori e ka Basha. Të mos na thotë se edhe për këtë e ka fajin Berisha. Vulën edhe në atë kohë e kishte Basha. Garanti më i mirë ishte PD, fuqia më e madhe politike përpara Gjykatës Kushtetuese ishim ne. Ne mund të kishim rekuperuar reformën territoriale. Në 2019 nëse do të hynim në zgjedhje do të fitonim 40-50% të bashkive. Bashkitë nuk t'i jep reforma, por zgjedhjet. Shumë vendime strategjike janë të marra gabim", u shpreh ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco