Vendimi i për 30 qershorin/ Koka: GJK nuk interpretoi Kushtetutën, shmangu përgjegjësinë

Vendimi i për 30 qershorin/ Koka: GJK nuk interpretoi Kushtetutën, shmangu përgjegjësinë

18:23, 07/12/2021
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në emisionin Task Force nga moderatorja Sonila Meço në Syri Tv, foli për vendimin e Gjykatës Kushtetutese për zgjedhjet e 30 qershorit.

Koka theksoi se GJK nuk interpretoi Kushtetutën, duke shtuar se shmangu haptazi përgjegjësinë.

“Neve na u tha se kemi Gjykatë Kushtetuese. Kushtetuesja ka refuzuar të japë vendime të drejtpërdrejta, që ndajnë shapin nga sheqeri. GJK e ka bërë dikur këtë, kur rrëzoi marrëveshjen e detit në vitin 2010, ishte e argumentuar dhe askush nuk mund të dilte apo të replikonin vendimin. Nuk është problemi vetëm tek kjo çështje.

GJK nuk interpretoi Kushtetutën, por shmangi përgjegjësinë, duke thënë se “Venecia” neve na ka sugjeruar kështu. Nuk duhej ta bënte padinë Shoqata e Bashkive, por duhet të ishin palët e drejtpërdrejta të interesuara. Në këtë rast, subjektet janë PD si antagoniste kryesore për moszhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit apo institucioni i Presidentit”, deklaroi Koka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco