‘Basha ka shumicën’, Andi Bushati-Vehap Kolës: Jeni bërë ‘Portokalli’

‘Basha ka shumicën’, Andi Bushati-Vehap Kolës: Jeni bërë ‘Portokalli’

11:28, 07/12/2021
A+ Aa A-

Mbrëmë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, të drejtuar nga Ylli Rakipi, pati një debat mes analistit Andi Bushati dhe një prej opinionistët më të zëshëm pro Lulzim Bashës, Vehap Kola, lidhur me zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe për faktin se kush e ka shumicën në këtë parti.

Bushati tha se është e qartë që shumicën absolute e ka Sali Berisha dhe se kush mendon të kundërtën, thjesht bëhet qesharak.

“Unë kam një sugjerim, na marri njerëzit për qesharakë, po vazhduam me debatin kush është shumicë dhe kush është pakicë. Këtë e ka marrë vesh i madh dhe i vogël… Lul Basha, ka marrë fund. Të marrin për budalla po të thuash se ekziston Lul Basha me pesë veta aty“, tha Bushati.

Gjithashtu Bushati debatoi me Kolën edhe për teorinë e tij dhe të grupit të Bashës, se Berisha dhe mbështetësit e tij në Foltore janë duke bërë një “grusht shteti” brenda PD-së.

“Problemi është, se unë jam nga ata që besoj se grusht shteti bëhet edhe në emër të shumicës. Kur je shumicë, duke shkallmuar ligje… Berisha po tregon që është shumicë dërrmuese në PD. Ka një pakicë që merrem me presjet. Përveçse grusht shteti ndaj një pakice që nuk do të dorëzojë vulën, do të lexojë statutin si të dojë. Kur ke të tillë pengesa, duhen shembur me çdo mjet. Unë kam një sugjerim, na marri njerëzit për qesharake, po vazhduam me debatin kush është shumicë dhe kush është pakicë. Këtë e ka marrë vesh i madh dhe i vogël. A do të them e ka Basha shumicën? Hajde dhe themi dhe e bëjmë Portokalli këtu, të qeshin njerëzit," tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Genc07/12/2021 13:42

E kuptuam cfare tha Andi. Por ama nuk lexuam gje se cfare tha Vehapi...apo eshte vetem per Andin artikulli se ne titull dukej se ishte per te dy

Fatmir Lohja07/12/2021 13:06

Debate femijesh Kush e ka shumicen? Kjo dihet.Ne baze Perisha .Ne grupin parlamentare Basha.Me njezet veta Basha e Rama me te tijet,e bejne kushtetuten carcaf,sa nuk mund ta kexoje zoti Meta me keshilltaret e vet.

Shto koment

Denonco