Përparim Rama betohet si kryetari i ri i komunës së Prishtinës

Përparim Rama betohet si kryetari i ri i komunës së Prishtinës

11:11, 07/12/2021
A+ Aa A-

Kuvendi komunal i Prishtinës ka mbajtur sot, mbledhjen inauguruese ku u betua Kryetari i zgjedhur Përparim Rama si dhe asamblistët e rinj. Në ceremoninë solemne, kryetari Përparim Rama u betua se do t’i kryejë gjitha detyrat si udhëheqës i kryeqytetit me ndershmëri dhe mënyrë të paanshme.

Para pranimit të detyrës, pati një përqafim të ngrohtë ndërmjet tij dhe ish-kryetarit Shpend Ahmetit që dorëzoi postin. 

Në legjislaturën e re të Asamblesë Komunale që sapo nisi kishin ardhur këshilltarët e të gjitha partive politike, edhe të Vetëndosjes, përveç ish-kandidatit të VV për kryetar, Arben Vitia. Këshilltarët e Vetëvendosjes u betuan edhe para flamurit kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco