Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Genc Pollo: BE jo në një linjë me Amerikën për Berishën, Doris Pack kërkoi fakte

Genc Pollo: BE jo në një linjë me Amerikën për Berishën, Doris Pack kërkoi fakte

21:32, 06/12/2021
A+ Aa A-

Ish-ministri i PD-së Genc Pollo, në intervistën në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për shpalljen non grata të Sali Berishës.

Pollo theksoi se BE nuk është në një linjë me Amerikën për Berishën. Ai shtoi se Doris Pack për shembull kërkoi fakte pas shpalljes non grata të Sali Berishës.

Çim Peka: Ju referuat edhe qasjes të faktorit ndërkombëtar. Si ka mundësi që shtetet, që përbëjnë boshtin e vendeve që ne i konsiderojmë partnerë shumë të rëndësishëm, raportet me qeverinë e Edi Ramës i kanë dizastër? Ndërsa ambasadorët amerikanë kanë qenë pro Ramës, Donald Lu ka qenë si të thuash zëdhënës i dëshirave të Ramës. Yuri Kim lexohet si shefe e propagandës të Ramës, e Berisha akuzon fort George Soros. Çfarë ka ndodhur që faktori ndërkombëtar të mbante në pushtet kaq gjatë një individ, në kryq nga agjencitë ligjzbatuese të tyre, duke iu referuar raporteve që ata bëjnë çdo vit?

Genc Pollo: Po flasim për Amerikën, se në Europë kemi tablo të ndryshme. SHBA dhe BE nuk janë përherë në të njëjtën linjë. Edhe në qëndrimin ndaj Berishës nuk janë në të njëjtën linjë. Doris Pack tha se mungojnë faktet. Amerika është më pragmatiste. Edi Rama disa shërbime të caktuara shtetërore i bën mirë, që i ka bërë edhe Sali Berisha. Por mund të jetë faktor përkrahje edhe nga Soros. Këtë republikanët në Amerikë e thonë hapur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco